Pas njoftimit të Veliajt për paktin, Derhemi: Unë nuk jam aq i fuqishëm sa të firmos marrëveshje

Jun 27, 2018 | 14:45
SHPËRNDAJE

Pak kohe pasi kreu i bashkise se Tiranes, Erion Veliaj ndau lajmin se eshte arritur marreveshja me aktoret per ceshtjen e Teatrit Kombetar, madje duke njoftuar edhe detaje dhe pika rreth paktit, vjen reagimi i aktorit Arben Derhemi, pjese e takimit te sotem ne Bashki.

Në këtë takim Dehemi ka qenë i shoqëruar nga Alfred Trebicka dhe nga Altin Basha, e se bashku jane fotografuar me Veliajn te qeshur, foto bashkengjitur te ciles kreu i bashkise njoftoi paktin me artistet.

Në postimin e tij në Facebook, Derhemi ka hedhur poshtë që të ketë pasur marrëveshje, por sipas tij janë bërë vetëm diskutime.

derhemi ne takimin me veliajn

Postimi i plotë

Për të gjithë ata që më njohin dhe ata që s’më njohin ose nuk duan të më njohin. Për të gjithë ata që janë të interesuar për godinën e Teatrit dhe fatet e teatrit por edhe për ata që nuk ju intereson se as kanë qenë në Teatër dhe as ka për t’ju rënë rruga ndonjëherë këndej…Për të gjithë ata që më njohin si Arben Derhemi dhe ata që nuk më njohin si aktor teatri…për ata që mendojnë se unë jam koka e protestës dhe për ata që mund të më paragjykojnë si një person me status që mund të firmos marrëveshje…Ju lutem pak durim dhe urtësi, kuptoni që negocimi, takimet, bisedat apo ballafaqimet janë thjesht elemente të një dialogu shoqëror dhe institucional që të mbrohet teatri, kujtesa historike, qyteti dhe memoria institucionale…Mos më bëni kaq të fuqishëm duke me veshur kompetenca dhe attribute apo sovranitete të deleguara për të firmosur marrëveshje…Madje edhe në rolet skenike që kam lujatur nuk e kam pasur ndonjë personazh të tillë të përafërt që firmos marrëveshje…Pak durim ju lutem dhe më shumë përgjegjësi qyetare dhe shoqërore…Asgjë nuk bëhet në një ditë përveç marrëzive…Ju faleminderit nëse së paku më lexoni dhe shumë faleminderit nëse edhe më kuptoni.
Arben Derhemi miqësisht…
27 qershor 2018.

Ndërkohë pas  sqarimit nga Arben Derhemi, me anë të një postimi po në rrjetin social Facebook, është shprehur dhe profesori Përparim Kabo.

Kabo në reagimin e tij shkruan se ky sqarimin e Derhemi ishte i nevojshëm dhe se janë shumë normale takimet dhe bisedat.

perparim-kabo-665x650

Postimi i plotë

Faleminderit Arben…per sqarimin e nevojshem dhe me kaq ndjenje pergjegjesie…eshte normal qe te takoheni dhe bisedoni por ne as nje rast te lejoni tu keqperdorin mediatikisht…ndaj nderhyrja juaj ne kohen e duhur e shperndan mjegullen e keqkuptimveve…Jam me ju kur shkruani…”që negocimi, takimet, bisedat apo ballafaqimet janë thjesht elemente të një dialogu shoqëror dhe institucional që të mbrohet teatri, kujtesa historike, qyteti dhe memoria institucionale..” Keta jane elementet e panegociueshem…qe duhen mbrojtur me kurajo dhe me dinjitet…Une jam i bindur se shteti do ta kuptoje nje dite, sa me shpejt aq me mire per te …Te flm!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura