Deri ne vitin 2030, Veliaj tha se Tirana do ta transformojë të gjithë shërbimin e transportit publik per qytetaret.
Gjatë prezantimit të shërbimeve të reja të aplikacionit “Tirana Ime”, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se synohet qe flota e taksive në kryeqytet do të jetë 100% elektrike ose hibride, të cilat do të sjellin më pak ndotje.
“Përveç 2 milionë pemëve, kemi vendosur si target që 100 për qind e taksive do të jenë elektrike ose hibride brenda vitit 2025. Në fakt tashmë jemi mbi gjysmën e taksive që operojnë sot në tiranë elektrike ose hibride. Kështu që unë besoj do ta kapim këtë target të OBSH shumë më përpara se sa të vijë 2025”, theksoi ai.
Ndryshim rrënjësor do të pësojë edhe transporti urban, ku shumë shpejt në rrugët e kryeqytetit do të lëvizë flota e autobusëve elektrikë e cila do të sjellë edhe një ulje të konsiderueshme të ndotjes.
“100 për qind e autobusëve do të jene elektrik brenda vitit 2030, një operacion që e fillojmë tani dhe që do të kemi 11 vite kohë që çdo vit të ndryshojë flota. Një autobus elektrik sot kushton gjysmë milionë euro. Do të na duhet të kemi kreativë dhe në mënyrën se si do të financojmë edhe projekte të tilla”, tha Veliaj.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al