Vendimi për rritjen e çmimit të ujit nga Bashkia e Elbasanit, qytetari godet këshilltarin socialist

Jul 1, 2024 | 13:30
SHPËRNDAJE

Një qytetar ka goditur një nga këshilltarët socialistë pas vendimit të Bashkisë së Elbasanit për të rritur çmimin e ujit.

elbasan-sherri-770x420_(1)-transformed

Qytetari, i cili po protestonte kundër këtij vendimi, i ka gjuajtur me dosje këshilltarit të PS që qëndronte i ulur në karrige.

Ndërsa ky i fundit iu kundërpërgjigj duke i hedhur disa letra dhe shkon drejt tij.

“Poshtë komunistat”, tha qytetari i revoltuar para nisjes së tensioneve në sallë.

Vendimi për rritjen e çmimit të ujit u mor nga këshilli bashkiak i Elbasanit, ndërsa opozita e bojkotoi procesin e votimit dhe e cilësoi të paligjshëm.

Sot para fillimit të mbledhjes këshilltari i PSD, Erion Murataj kërkoi anulimit e vendimit të marrë për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura