Këshilli i Ministrave ka miratuar gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë vendimin për hapjen e mbi 1 mijë vendeve vakante pune në Administratën Publike. Në vendim thuhet se, saktësisht janë 1 121 vende të ndarë në katër kategori.
V E N D I M
PËR
PLANIN VJETOR TË PRANIMIT PËR VITIN 2016, NË INSTITUCIONET E ADMINISTRATËS SHTETËRORE, PJESË TË SHËRBIMIT CIVIL
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 18, të ligjit nr.152/2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
- Numri i vendeve vakante të planifikuara për rekrutim gjatë vitit 2016 në institucionet e administratës shtetërore, pjesë të shërbimit civil, është gjithsej 1 121, i ndarë sipas kategorive të mëposhtme:
- a) Për trupën e nëpunësve civilë të nivelit të lartë drejtues 12;
- b) Për kategorinë e mesme drejtuese 90;
- c) Për kategorinë e ulët drejtuese 273;
ç) Për kategorinë ekzekutive 746.
- Grupet e administrimit të përgjithshëm dhe të posaçëm në kategorinë ekzekutive janë, si më poshtë vijon:
– Shkenca juridike;
– Shkenca kompjuterike;
– Audit i brendshëm;
– Shkenca ekonomike;
– Shkenca ekonomike/juridike;
– Shkenca shoqërore;
– Shkenca sociale;
– Histori-filologji;
– Veterinari;
– Agronomi;
– Shkenca biologjike dhe të ngjashme me to;
– Kimi;
– Shkenca mjedisore ose të tjera të përshtatshme;
– Shkenca inxhinierike;
– Arkitekturë;
– Arkeologji dhe restaurime;
– Artet e bukura;
– Gjeodezi;
– Shkenca ekzakte;
– Shkenca edukimi;
– Mësuesi;
– Arsim i lartë ushtarak/policor;
– Arsim i lartë.
- Institucionet e administratës shtetërore ku planifikohen vendet vakante gjatë vitit 2016 janë sipas lidhjes nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
- Ngarkohet Departamenti i Administratës Publike, në cilësinë e njësisë përgjegjëse, për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al