Qeveria ka vendosur që të kthejë në muze kombëtar “Shtëpinë e Gjethit”, godinën misterioze ku besohet se përgjoheshin dhe torturoheshin “armiqtë e regjimit”.
VENDIMI
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, pika 1, e 12, pika 3, të ligjit nr.9386, datë 4.3.2005, “Për muzetë”, dhe të ligjit nr.130/2016, “Për buxhetin e vitit 2017”, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
- Krijimin e Muzeut Kombëtar “Gjethi”, si person juridik publik buxhetor, në varësi të ministrisë përgjegjëse për trashëgiminë kulturore.
- Muzeu Kombëtar “Gjethi” do të ushtrojë veprimtarinë si institucion i specializuar i veçantë, me status “Muze Kombëtar” në fushën arkivore, me seli në qytetin e Tiranës, rruga “4 Shkurti”, Tiranë.
- Muzeu Kombëtar “Gjethi” ka tematikë kryesore përkujtimin e dhunës psikologjike të regjimit komunist e të kontrollit të qytetarëve përmes përgjimeve të kryera nga ish-Sigurimi i Shtetit.
- Numri i punonjësve dhe fondi i pagave për krijimin e Muzeut Kombëtar “Gjethi”, për vitin 2017, përballohet nga numri i punonjesve dhe buxheti i miratuar, për këtë vit, për Ministrinë e Kulturës.
- Struktura dhe organika e Muzeut Kombëtar “Gjethi” miratohen me urdhër të Kryeministrit.
- Ngarkohen Ministria e Kulturës dhe Muzeu Kombëtar “Gjethi” për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al