Vetting skanon problemet në Burgje! Mjekët refuzojnë të shërbejnë! Të dënuarit nuk paguhen! Flasin ekspertët: Pse s’respektohet kontrata

May 9, 2024 | 20:23
SHPËRNDAJE

EMISIONI VETTING

Problematikat/ Mjekët refuzojnë të shërbejnë në burgje

Por ndërkohë që disa prej të burgosurve mendojnë ende se si mund të vijojnë aktivitetet e tyre kriminale, të tjerët që janë aty të penduar, kanë krejt tjetër problem. Ajo çfarë u jep ligji, duket e pamundur të mbërrijë realisht te ata.

“Luksi” i parë ligjor për ta janë mjekët, të cilët mungojnë në shumicën e burgjeve. Një raport i KLSH-së ka renditur një seri problemesh lidhur me mënyrën se si trajtohen të burgosurit.

Duket se askush nuk e sheh të arsyeshme se si mund të zgjidhet mungesa e përcaktimit të standardeve për mbikëqyrje të rregullt psikologjike të stafit të angazhuar në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale.

Deri para amnistisë që hyri fuqi në Prill, auditi i KLSH-së ngrinte si çështje rrezikun që vjen nga dyfishi i të dënuarve në qeli, në krahasim me kapacitet që ka ky institucion. Sipas KLSH-së, problem shumë shqetësues mbetet kujdesi shëndetësor, ku nga 53 mjekë, që duhet të ketë në organikë në të gjithë sistemin, ka me kohë të plotë rreth 28 mjekë. 20 mjekë të tjerë janë të angazhuar me kohë të pjesshme, ndërkohë që ka ende pesë vende të paplotësuara me mjekë. Këta 20 mjekë duhet të kujdesen për 1400 të dënuar, që janë me sëmundje kronike dhe për qindra të tjerë që kanë sëmundje të përkohshme.

Në burgje shkëputet energjia elektrike

Përveç auditit të KLSH-së edhe Mekanizmi Kombëtar për Parandalimin e Torturës ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet e sistemit të burgjeve, duke ngritur alarmin për garantimin dhe mbarëvajtjen e kushteve jetësore për të burgosurit që vuajnë dënimin në këto institucione. Ky ,ekanizëm ka ngritur alarmin e rasteve të shkëputjes së energjisë elektrike dhe furnizimit me ujë të pijshëm në burgje, që janë elemente bazë për garantimin e sigurisë dhe jetës.

“Punojmë, por nuk paguhemi”, u shpreh nje prej të dënuarve.

200 të burgosur në burgun e Drenovës kanë nënshkruar një peticion përmes të cilit evidentojnë problematika dhe shpalosin një sërë kërkesash për jetesën, ushqimin. Mes problematikave për të drejtat më elementare ata kanë ngritur edhe çështjen e pagesës për punën që kryejnë, që ua njeh ligji. Nënshkruesit e peticionit thonë se nuk iu ofrohen as kushtet minimale, si ushqimi, sistemi i ngrohjes apo ftohjes, ndihma mjekësore shëndetësore dhe dentare.

Një prej të burgosurve në këtë institucion ka sqaruar për emisionin Vetting disa nga pikat e parashtruara në peticion.

Përveç kushteve të vështira dhe shërbimeve të mangëta, si e vetmja formë e integrimit për të dënuarit, mbetet puna. Në ndryshimet e fundit në legjislacion, puna në këto sisteme u njoh si një e drejtë  e çdo qytetari të republikës së Shqipërisë dhe nga forma e mëparshme vullnetare me përfitim ulje dënimi tashmë  të kthehej me pagesë.

Çështjen e mospagimit e ka ngritur një tjetër i burgosur i këtij burgu, i cili kërkoi nga emisioni Vetting që të publikonim këtë shqetësim. I dënuari ka deklaruar se nuk i janë paguar orët e punës nga insitiucioni.

Sipas dëshmisë së të burgosurit ata po përballen me presione nga ana e titullarëve për mos të dal ankesa jashtë mureve të burgut pasi në të kundërt do të nisë diskriminimi dhe përndjekja duke ja vështirësuar jetesën më tepër.

Për këtë problematikë, redaksia e Vetting i dërgoi kërkesë për informacion Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, e cila ka pranuar faktin që të burgosurit nuk janë paguar edhe pse kanë një kontratë të firmosur.

Për juristen Margarita Kola është e papranueshme që vet shteti mos të qëndrojë korrekt me pagesat për çdo lloj arsye.

“Në qoftëse kjo e drejtë shkelet duhet të ngrihet një  padi si çdo qytetarë tjetër”.

Avokatja sqaron se punësimi dhe ndryshimi i ligjit për të dënuarit u rishikua në vitin 2018 pasi puna u pa si një formë rehabilitimi.

“Nëse më parë punoje dhe përfitoje ulje dënimi, tashmë është parë si një e drejtë për të punuar që zbatohen të gjitha rregullat sipas kodit të punës, pra puna është një veprimtari sociale ekonomike që e rehabiliton personin është e rëndësishme që t’i njihen dhe si vjetërsi për pensionin”, thekson avokatja Kola.

Nga ana tjetër ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani shprehet se të dënuarit duhet t’i respektohen të drejtat dhe patjetër të respektohen kontratat dhe kushtet e tyre.

“Është një kontratë që kur shkruhet duhet respektuar pra nëse në sistem. Nëse nuk respektohen zgjidhja është gjykata’, thekson Manjani.

LEXO EDHE: Vetting/ Armë dhe mjete prerëse në qeli! Si u vendos në pikëpyetje siguria e Burgjeve! Kush janë firmat që fitojnë tenderat me shifra të majme në IVP

“Vidhet me ‘emergjencë’”/ Vetting zbardh skemën, manovrat për tenderat pa garë në Burgje! Fituesi, vëllai i deputetit të PS

Vetting/ Ilaçe të skaduara dhe kancerogjene në Burgjet e Shqipërisë! Çfarë zbuloi raporti i KLSH! SPAK nis hetimet për tenderat

Vetting zbulon shifrat/ Sa të hetuar nga SPAK përfituan nga Amnistia Penale! Të metat e sistemit të Burgjeve

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura