Vetting/ Vaji i lulediellit i përzier me “gjembaçin” Indian?! Ekspertët ngrenë alarmin për shtimin e sëmundjeve! Me çfarë po gatuajnë shqiptarët?

May 16, 2024 | 22:56
SHPËRNDAJE

Emisioni Vetting

Vaji në treg- me çfarë po gatuajnë shqiptarët?

Me çfarë vaji gatuajnë shqiptarët? A e njohim? A jemi të sigurtë për atë që blejmë sot në treg? Dhe a kanë dijeni shqiptarët për ndikimin që ka në shëndetin e njeriut ky produkt?

Në Shqipëri importohen çdo vit miliona litra vaji vegjetal. Kërkesat e vazhdueshme që ka konsumatori shqiptar për vaj gatimi, e kanë kthyer këtë sektor në një ndër bizneset më fitimprurëse në ekonominë shqiptare, duke sjellë edhe abuzime.

Por ndryshimi i cilësisë së vajit ose përzierja e tij në bashkëveprim me ushqimet e tjera ka ndikim të drejtpërdrejtë te shëndeti i njeriut, siç kanë ndikim edhe shumë nga ushqimet e tjera.

Sipas Prof. Dr. Abdyl Sinani: “Ushqimi është jeta dhe në qoftë se neglizhon këtu, atëherë të gjitha kalojnë në sëmundje në organizmin tonë dhe nuk ecim dot si njerëz, të paktën cilësi dhe siguri të mirë”.

Sipas dietologëve, ushqimi ndikon në shëndetin tonë, ndaj dhe çështja e cilësisë duhet të jetë një prioritet I institucioneve që kontrollojnë produkte që janë në kuzhinat shqiptare.

Dietologia Matina Çobo u shpreh për Vetting se:Në vitet e fundit, për fat të keq edhe sëmundshmëria është rritur. Ne shohim gjithmonë e më tepër njerëz që vuajnë nga diabeti të tipit 2, nga sëmundjet kardiovaskulare, mbipesha dhe obeziteti që është bërë një problem mbarë botëror. Sigurisht problemet me tiroidet, në të gjitha spektrat e sëmundjeve autoimune, duke filluar dhe nga çrregullimet e riprodhimit, pra ato seksuale, të gjitha mendohet që kanë burimin nga ushqyerja sigurisht”.

Por çfarë vaji konsumojnë shqiptarët? Sa të sigurta janë vajrat që ata konsumojnë?

Në këtë episod, “Vetting” sjellë në vëmendje aferat me vajin që përdoret për gatim. Dyshimi i parë është me një vaj të njohur si “vaji i gjembaçit”, i cili në vitin 2020 është importuar në një sasi të madhe, e cila nuk dihet saktësisht se ku ka përfunduar. Këtij dyshimi i shtohet edhe prania e një tjetër vaj vegjetal, që është importuar më së shumti në periudhën 2021-2023, përbërja e të cilit është e panjohur dhe me pikëpyetje për cilësinë që mbart. Por nëse në supermarketet shqiptare nuk ka asnjë lloj vaji që tregohet si vaj gjembaçi, atëherë pyetja që lind këtu është: Ku ka shkuar ajo sasi e importuar? A iu është ndryshuar etiketa dhe shitet si një vaj tjetër?

Prof. Dritan Topi thekson se: “Ka shumë situata që institucionet përkatëse të kenë kontroll në survejim produktet në sasi të mëdha, vaji, sheqeri, pra këto që janë produktet bazë, këto duhet të kontrollohen sepse konsumi i tyre është I lartë dhe rreziku për tu ekspozuar popullata është e lartë në krahasim me të tjera produkte të cilat janë konsum por në sasi më të vogla. Çdo ushqim e trajtoj në mënyrë serioze sepse ne konsumojmë tre vakte në ditë dhe për çdo njërin nga ne dhe n.q.s ne nuk jemi seriozë në këtë pikë, përveçse e shijojmë ne duhet të jemi të sigurt se çfarë konsumojmë.  Në  këtë pikë, duhet secili të jetë në lartësinë e duhur të detyrës përgjegjësisë, të survejojë, të monitorojë situatat kontrollin.”

Cilësia e vajit dhe ekzistenca e tij kanë vendosur përballë njëra-tjetrës Doganat dhe Autoritetin Kombëtar të Ushqimit. Ky i fundit është munduar të mbulojë ekzistencën e këtij vaji, i cili më së shumti zbulohet nga anomalia e prodhuar në treg me çmimet, anomali që ka habitur edhe ekspertët ushqimorë.

1ac5a6f3-5234-4a27-a4a0-5285982fdadf 7c0dcef1-2349-477c-abd2-b51af9b90c86

LEXO EDHE: 

Vetting zbulon shifrat: 34 milionë tonë litra vaj gjembaçi të importuar në 1 vit! Kush po pasurohet në kurriz të shqiptareve duke mashtruar me vajin e lulediellit!

Vetting zbulon skemën e importit fitimprurës të vajit të gjembaçit! Si po rrezikohet jeta e shqiptarëve! Eksperti: Vaji ‘indian’ përdoret nga pastiçeritë e fast-foodet

Vetting/ Vaji i lulediellit i përzier me “gjembaçin” Indian?! Ekspertët ngrenë alarmin për shtimin e sëmundjeve! Me çfarë po gatuajnë shqiptarët?

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura