Vetting zbulon ‘trekëndëshin’ e korrupsionit! Si u zhdukën 1.1 miliardë euro të shqiptarëve, OSHEE-KESH dhe OST

May 2, 2024 | 23:01
SHPËRNDAJE

Emisioni Vetting

Nëse qytetarët e thjeshtë, mes të cilëve edhe pensionistë e invalidë, rrezikojnë të penalizohen deri në burg kur nuk arrijnë të paguajnë energjinë e muajit, për zyrtarët e OSHE, KESH e OST-së humbjet në miliona duket se nuk janë aspak shqetësim. Madje, si për ironi, miliona euro që mungojnë në arkat e tyre apo që humbin në tendera plot dritë-hije për fituesit, shënohen si “humbje në rrjet” apo “humbje teknike”, duke bërë që buxhetit të shtetit t’i mungojë një fond i konsiderueshëm të ardhurash. Paradoksi është se mungesa e këtyre parave vjen në një fushë që konsumohet gjithçka që prodhohet apo blihet. Pra, nuk kemi të bëjmë me asnjë stok, por me keq menaxhim dhe vjedhje.

Humbjet duken edhe më të pabesueshme kur përmes shifrave faktohet se në ketë fushë janë investuar miliona euro për të përmirësuar këtë sektor të rëndësishëm..

Çfarë ndodh me KESH, OSHEE dhe OST?

Tre institucionet kryesore të varësisë së Ministrisë së Energjisë, OSHEE, OST dhe KESH, prej kohësh janë përfshirë në një hartë humbjesh të mëdha në dëm të buxhetit të shtetit. Këto institucione që duhej të ishin burim të ardhurash janë kthyer në humbësit e mëdhenj të parave publike.

Nuk janë pak, por 1.1 miliardë euro buxhet nga të cilat, fati i 670 milionë Eurove nuk dihet për shkak të bilanceve të padeklaruara nga OSHEE dhe KESH, vetëm për vitin 2021 – 2022. Ndërkohë 257 milionë euro tendera janë dhënë vetëm për një apo dy kompani në garë, ku jo rastësisht njëra prej tyre gjithmonë përjashtohet nga tenderi, duke i hapur rrugën konkurruesit tjetër që mbetet i vetëm për oferta që fitohen zakonisht në 99% të vlerës së fondit limit.

Këto fonde të mëdha janë kthyer në një minierë ari për familjarë të ish krerëve të policisë të përjashtuar nga procesi i vettingut dhe investitorë strategjikë.

Pamundësimi i bursës shqiptare për të funksionuar, transaksionet në kundërshtim me ligjin si edhe sherret ndërinstitucionale për borxhet e pashlyera, janë një pjesë e ajsbergut të parave të shpërdoruara që “Vetting” sjell në këtë episod.

Sherri për borxhet 1.1mld euro dëm në buxhet të shtetit

Borxhet mes KESH, OSHEE dhe OST, kanë krijuar prej kohësh një sherr ndërinstitucional, ku palët janë të ndarë në pretendimet e tyre. Në këtë përplasje, fillimisht OSHEE do të deklaronte se borxhi ishte 104 milionë euro ndërsa OST pretendonte se ishte 129 milion euro.

Diferenca prej 25 milionë eurosh ishte burimi i  konfliktit për detyrimet që kompanitë kishin ndërmjet njëra-tjetrës. Sipas burimeve zyrtare “ Vetting “ zbulon se në 15 prill 2021 ndërmjet OSHEE dhe OST u firmos marrëveshja për pagesën e detyrimeve të prapambetura me vlerë 9,68 miliardë lekë ose 96 milionë euro.

Nga informacionet e Ministrisë së Financave, përplasja midis OST dhe OSHEE vazhdon pasi në projekt buxhetin 2024 nënvizohet se detyrimet janë nga 9 miliardë lekë deri në 18.3 miliardë lekë të OSHEE-së ndaj OST-së, e thënë ndryshe 90 deri në 183 milionë euro pasi kompanitë publike akoma nuk bien dakord  me njëra-tjetrën.

Ngelet shqetësues fakti dhe krijohen dyshime për abuzime pasi bilancet nuk pasqyrohen dhe fondet i mungojnë buxhetit, ndërsa palët ende kundërshtojnë njëra -tjetrën, duke mos qenë transparente.

ÇFARË DEKLARON NË BILANCIN E FUNDIT OSHEE NË LIDHJE ME KESH?

Por, dëmi që mund të jetë bërë në këtë fushë shkon deri në 600 milionë euro. Kjo pasi paraprakisht u nënshkrua një marrëveshje në 6 prill 2018 për shlyerjen e 56 milionë eurove detyrime ndërmjet OSHEE-së dhe KESH-it. Aktualisht nga projektbuxheti i vitit 2024 rezulton se OSHEE ka detyrime ndaj KESH nga 554 milionë euro deri në 587 milionë euro.

Ky fakt konfirmon mosnjohjen e detyrimeve reciproke midis dy institucioneve më të rëndësishme të energjisë elektrike, e cila lidhet drejtpërdrejt me sigurinë kombëtare.

Nga të dhënat e projektbuxhetit 2024 evidentohet se për të përballuar krizën energjetike 2021-2023, qeveria shqiptare ka akorduar disa fonde me vlerë totale 50 miliardë lekë ose 500 milionë euro.

Vetëm duke mbledhur borxhet e OSHEE, KESH dhe OST, krijohet një gropë financiare me vlerë 1,1 miliardë euro, e cila përbën 16% të buxhetit të shtetit për vitin 2024. Por edhe OST ka detyrime ndaj KESH-it, për të cilat palët akoma nuk janë marrë vesh.

Por përse janë fshehur bilancet?

Ishin këto pasaktësi në buxhet që nxitën gazetarët e “Vetting” për të hetuar se si janë mbajtur bilancet dhe a mund të ishte shmangur ky keqkuptim sikurse pretendojnë deri tani të dy ndërmarrjet,  për këtë shumë jo të vogël. Bilancet janë të rëndësishme pasi vetëm përmes tyre evidentohet lehtësisht se si qëndron ky hendek borxhesh dhe arkëtimesh.

Sipas ekspertit të energjisë, Klodian Gradecit, në 3 vitet e fundit, çmimet e energjisë kanë qenë të favorshme për bilancet e Koorporatës Elektroenergjitike Shqiptare.

“Këto tregojnë fare mirë, që ka qenë mundësia e shkëlqyer që Shqipëria të dilte me bilance pozitive në sektorin e energjisë. Nuk bën llogjikë, që KESH si prodhues të ketë bilanc negativ,  por vendosja e situatës së emergjencës dhe vendosja e disa detyrave KESh-it, për të mbuluar humbjet dhe detyrimet që kishte FSHU-ja ose OSHEE-ja për të furnizuar klientët e tij, ka cuar që KESH-i të ketë një bilanc negativ”, tha eksperti i energjisë, Gradeci për “Vetting”.

Eksperti Gradeci shtoi se bilancet që nuk pasqyrohen, pasi nëse pasqyrohen do të tregojnë që janë bilance me humbje dhe do duhet të dalin përgjegjësitë që lidhen me keqmenaxhimin.

LEXO EDHE: 

Gafat e Ceno Klosit në OSHEE, shkaktojnë dëmin prej 11 milionë euro! Krahu i majtë i Belinda Ballukut u ‘shpërblye’ në krye të Tatimeve

Vetting/ Ergys Verdho në krye të KESH, avulloi 34 mln euro breda javës! Inxhinieri ngre alarmin, zbulon gabimet në shit-blerjen e energjisë

Ministria e Energjetikes dhe ‘faji’ me KESH dhe OSHEE, KLSH i nxjerr zbuluar! Loja me bursën ndërkombëtare të energjisë në taksave të qytetarëve

Vetting: Dështimi i Ballukut me bursën e energjisë ALPEX! Inxhineri Gradeci: Investim që s’funksionon, po blejnë në Hungari

Vetting/ Kompania “EN-EL” me asete 1.3 milion euro, shitet për 1 mijë euro! Kush fshihet pas firmës që fiton tenderat e energjisë!

Vendimi i dyshimtë i Ballukut për të zgjatur emergjencën energjetike? Eksperti flet për Vetting: Pa kuptim, ishim eksportues

Vetting zbulon ‘trekëndëshin’ e korrupsionit! Si u zhdukën 1.1 miliardë euro të shqiptarëve, OSHEE-KESH dhe OST

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura