VIDEO/ Aksident i rëndë në aksin Elbasan – Peqin, dy makina përplasen me njëra-tjetrën. Njëra prej tyre përfundon në kanal

Jul 8, 2024 | 14:15
SHPËRNDAJE

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin në Elbasan – Peqin, ku dy makina janë përplasur me njëra tjetrën në afërsi të paraburgimit në Bradashesh.

Njëra prej automjeteve tip Fouristradë ka përfunduar në kanal, ndërsa makina tjetër tip “Caddy” qëndron në rrugë, ndërsa të dyja kanë pësuar dëme të mëdha.

Nuk dihet ende nëse ka viktima apo persona të lënduar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura