VIDEO/ Alket Hatija flet nga arratia: Ja pse i kam pranuar të gjitha, me apo pa faj. Çfarë ju thashë policëve kur më arrestuan sërish

Nov 12, 2017 | 10:30
SHPËRNDAJE

Alket Hatija i njohur si ‘zoti’ i drogës në Itali ka folur nga baza ku fshihet, për kërkesën për arrestim pasi ai ka kryer një dënim.

hatija

“Në momentin që unë kërkoja ekstradim, por Prokuria thoshte se nuk do ekstradoheni, gjykimi që do bëhet këtu vlen edhe për në Itali. Gjykimi mbaroj në vitin 2010. Jam dënuar për 16 vjet. Unë i pranova të gjitha, të vërteta edhe jo të vërteta për shkak të gjykimit të shkurtuar. Vendimi i formës së prerë u mor më maj nga Apeli. Gjithsej kam bërë 10 vite burg, “ tha Hatija.

Lala: Kur u liruat?

Hatija: Në janar të 2016 jam liruar.

Lala: Ju u arrestuat sërish në korrik të 2017?

“Kam zbritur në plazh herët, shoh dy makina civilësh. Kur dolën nga makina thashë çfarë ka? Do vish me ne më thanë. Po shkova me ta. Në makinë ju thashë  çfarë kam bërë në jetë i kam pranuar dhe jam gjykuar. Po më thoni çfarë kam bërë. Më thanë se je dënuar nga gjykata në Itali. I thashë që e kam bërë burgun, 10 vite e gjysmë,” deklaron Hatija”.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura