VIDEO/ Ceremonia e pazakontë e hapjes së Lojërave Olimpike, shihni delegacionin shqiptar në “parakalimin” mbi varkë

Jul 26, 2024 | 20:02
SHPËRNDAJE

Lojërat Olimpike Paris 2024 janë hapur sot me ceremoninë e zakonshme ku pjesëmarrës janë edhe atletët të cilët do të garojnë në këto ditë për të fituar medaljet e lakmuara.

bandicam 2024-07-26 19-42-12-874

Ndryshe nga vitet e tjera, ku ceremonia e parakalimit zhvillohet me marshimin në stadium të atletëve nga vendet e ndryshme pjesëmarrëse, këtë vit francezët kanë menduar që “sfilata” të zhvillohet në varka mbi lumin Senë.

Kështu, delegacioni shqiptar ka qenë pjesë e varkës së tretë që doli në pjesën e lumit ku zhvillohet ceremonia, me mundësin Zelimkhan Abakarov i cili ishte mbajtës i flamurit kuqezi në këtë paradë të pazakontë.

SHIH VIDEON

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura