VIDEO/ E djathta vrastare, mesfushori shqiptar realizon supergol nga distanca

Dec 20, 2019 | 19:15
SHPËRNDAJE

Mesfushori shqiptar, Vullnet Basha, realizoi një supergol ditën e djeshme me skuadrën e Visla Krakovës, në sfidën e vlefshme për javën e 20-të të kampionatit polak, ndaj LKS Lodz, ku skuadra e shqiptarit triumfoi me rezultatin 2-4.

bandicam 2019-12-20 18-54-58-926

Basha shënoi golin e 4-t të sfidës, teksa mposhti portierin kundërshtar me një predhë nga jashtë zonës. Mesfushori është pjesë e skuadrës polake që prej vitit 2017, teksa është shndërruar në një protagonist absolut.

Kujtojmë që Vullnet Basha ka qenë edhe pjesë e Kombëtares shqiptarë, në kohën e trajnerit Xhani De Biazi.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura