Enrique Inglesias ka elektrizuar në “Sheshin Skënderbej” mbrëmjen e së premtes.
Ky është koncerti i parë që këngëtari latin me famë botërore ka bërë në Shqipëri.
Ai performoi disa nga hitet e tij më të mëdha si “Subeme la radio”, “Bailando” dhe “Si te vas”.
Ndërkohë Enrique Inglesias ka bërë simbolin e shqiponjës gjatë performancës së tij në Sheshin Skënderbej.
Ndërsa iu është drejtuar fansave shqiptarë duke u thënë “Gëzuar”, teksa piu një pije alkoolike.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al