Arturo Vidal njihet për çmenduritë që ai bën herë pas here. Nuk kanë munguar as këtë vit të ri këto “prapësi” të mesfushorit të Barcelonës, që me vonë janë përhapur shumë edhe në rrjetet sociale.
Bëhet fjalë për një video e cila ka qarkulluar nëpër rrjete, ku mesfushori kilian, ndez fishekzajrren në prapanicën e miut të tij. “Nëse vdes, vdes”, dëgjohet të ketë thënë shoku i ish-futbollistit të Bajernit, ndërkohë që i bëhej gati të ndizte fishekzjarret.
Vidal dhe shokët e tjerë të ekipit janë me pushime pas ndeshjes më datë 22 dhjetor që luajtën kundër Selta Vigos. Ai rikthehet me klubin më datë 7 janar, ku bashkë me bashkëlojtarët e tjerë i pret ndeshja kundër Getafes.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al