VIDEO/ Grida Duma krah banorëve të Shkozës: U është premtuar legalizimi, u lind e drejta të…

Dec 3, 2018 | 15:33
SHPËRNDAJE

Deputetja e Partisë  Demokratike, Grida Duma, ka qenë sot në mbështetje të banorëve të Shkozës, të cilët preken nga ndërtim i Unazës së madhe në këtë zonë.

Grida Duma

Duma tha se  banorëve nuk u është dhënë asnjë letër e firmosur, por u janë dorëzuar vetëm disa letra bakalli dhe u janë bërë premtime që do u legalizohen shtëpitë.

Pjesë nga deklarata e Dumës

Banorët kanë kërkuar të ndryshohet projektim, ka një ping pong pasi thonë që është projekti i Adil Çarçanit. Por po të shikosh në vitin 2011 këto banesë nuk prekeshin, ishte një numër i vogël që do prisheshin. Jemi sot në situatën që prek më shumë se 300 banesa, dhe numri i saktë nuk dihet  sepse siç e shikoni në 2016 kanë pasur një tjetër trajektore rruge dhe vitin pas ardhës trajektore tjetër. Banoreve u lind e drejta që të dëgjojnë thashethemet dhe të dyshojnë se këtu mund të ndërtohen pallate e qendra biznesi, që nuk mbetet tek vepra publike.

grida-duma-banoretNjë tjetër gjë është se nuk ka një tabele informuese, pasi të jesh qytetar do të thotë të jesh i informuar se kush është shkelur ligjit. Ne e dimë që Shqipëria ka probleme me pronat kudo, këto janë gjëra që nuk e dimë. Janë mbajtur nën presion se u kanë thënë do ua legalizojmë, u kanë dhënë letra pa firmosur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura