Mbrëmje magjike për sulmuesin shqiptar Indrit Tuci me fanellën e Spartës së Prages. 23-vjeçari u hodh në fushë në minutën e 66-të në duelin ndaj Gallatasarait të vlefshëm për raundin e 1/16-ve të Ligës së Europës, teksa në minutën e 74-t, arriti të shënonte me kokë falë krosimit të Zelenit.
Një gol me peshë ky për shqiptarin, që mund t’i sjellë kualifikimin Spartës së Pragës. Falë realizimit të Tucit, skuadra çeke kaloi në avantazh 2-1 ndaj Gallatasarait të Ikardit & CO.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al?? Goal: Tuci | Sparta Praha 2-1 Galatasaraypic.twitter.com/JvHt9ziVWx
— FootColic ⚽️ (@FootColic) February 22, 2024