VIDEO/ Katër policë shtrijnë në trotuar adoleshentin dhe e dhunojnë. Ngjarja dyshohet për shkak të…

May 15, 2020 | 21:33
SHPËRNDAJE

Një ngjarje jo e zakontë ka ndodhur në zonën e liqenit Artificial të Tiranës.

Katër punonjës policie shihen në një video duke dhunuar një adoleshent, të cilin fillimisht e ka shtrirë përtokë dhe më pas e godasin.

sKJryK9p

Në video duken dy punonjës policie që i shtrëngojnë me dhunë përtokë fytyrën të riut.

Më pas e shoqërojnë drejt makinës së policisë. Adoleshenti ishte me biçikletë dhe dyshohet se ka thyer rregullat kundër përhapjes së koronavirusit.

Një qytetar i pranishëm në vendin e ngjarjes ka nisur videon në redaksinë e “JOQ”. Ende nuk ka një reagim zyrtar. “Djali në video është një i mitur dhe dhunohet nga policia për shkak të daljes jashtë orarit”, thotë qytetari që ka dërguar videon.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura