Çelsi ia doli mbanë në raundin e 1/16-ave në FA Cup, duke mposhtur me rezultatin 1-3 Aston Vilën në transfertë teksa siguroi një “biletë” për raundin pasardhës. Në duelin e parë të zhvilluar në “Stamford Bridge”, blutë e Londrës nuk shkuan më shumë se barazimi pa gola, teksa dueli u përsërit me Aston Vilën pritëse, por kësaj here ishte skuadra e Poçetinos, që arriti të shpërthente me 3 gola.
Në pjesën e parë Çelsi arriti të shënonte 2 gola me Gallagher dhe Xhekson në minutat 11 dhe 21, ndërkohë që Enzo Fernandez, trefishoi shifrat në minutën e 54-t. Në fundin e sfidës, vendasit e Aston Vilës, shënuan golin e nderit me anë të Diabi.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al