VIDEO/ Kualifikim mes drithërimash i Turqisë, skuadra e Montelës dërgon Çekinë në shtëpi

Jun 26, 2024 | 23:02
SHPËRNDAJE

Turqia mposhti Çekinë mbrëmjen e sotme me rezulatin 2-1, në një përballje emocionuese, që i siguroi kualifikimin skuadrës së Montelës dhe dërgoi në shtëpi çekët, në duelin ku nuk mungoi tensioni.  
ceki turqi2

 

Barak la çekët me 10 lojtarë në minutën e 20-të, teksa pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura. Në minutën e 51-të, ishte Çalhanoglu që zhbllokoi sfidën, ndërkohë që çekët nuk u dorëzuan, duke vendosur baraspeshën e përkohshme me Suçen. Për të “vulosur” kualifikimin e turqve mendoi Tosun në minutën e 90+4’. Në përfundim të duelin pati edhe përplasje mes lojtarëve, të cilët u tradhtuan nga nervat.  

REZULTATI LIVE | ÇEKI-TURQI 1-2

Suçek 66′ / Çalhanoglu 51′, Tosun 90+4′

NGJARJET KRYESORE

Mbyllet me tension dhe përplasje në fushë kjo përballje. (VIDEO) 

90+4′ GOOOOOOL TURQIA 1-2/ Tosun çliron skuadrën e Montelës, duke “vulosur” kualifikimin. (VIDEO) 

90′ Akordohen 6 minuta shtesë!

82′ Çekia gjen rrugën e rrjetës me Kuchta, por goli anulohet për faul në sulm. Minuta mjaft të mira për çekët. (VIDEO) 

66′ GOOOOL ÇEKIA 1-1/ Vendoset baraspesha, çekët gjejnë rrugën e rrjetës me kapitenin Suçek. (VIDEO) 

65′ Pranë golit të dytë Turqia me Gyler, që shpërdoron një rast të mirë shënimi. (VIDEO)

55′ Nuk kanë fund telashet te Çekia, largohet i dëmtuar portieri Stanek, në vend të tij Kovar. Gjithashtu trajneri zëvendëson edhe Hlozek dhe Çytil, për Çorin dhe Kuchta. (VIDEO) 

51′ GOOOOL TURQIA 0-1/ Zhbllokohet sfida, ballkanasit shënojnë me kapitenin Çalhanoglu (VIDEO)

46′ Starton pjesa e dytë, Turqia bën një zëvendësim, largohet Ozçan, në lojë Ajhan.

45+3′ Mbyllet pjesa e parë, baraspeshë totale në Hamburg.

45′ Gjyqtari akordon 3 minuta shtesë.

43′ Çalhanoglu provon goditjen nga distanca me topin që shkon shumë larg portës.

41′ Nuk dorëzohen çekët, edhe pse me 10 lojtarë mundohen me forca të pakta të sulmojnë dhe të tregohen të rrezikshëm.

37′ Tjetër karton i verdhë në radhët e turqve, kët# herë është Jilmaz që ndëshkohet.

34′ Patrik Shik ndëshkohet me karton të verdhë nga pankina për protesta.

32′ Çalhanoglu shkëputet nga krahu i djathtë dhe i drejtohet zonës, tenton ktosimin me topin që largohet në momentin e fundit nga mbrojtjta çeke.

31′ Ozçan ndëshkohet me karton të verdhë.

27′ Arda Gyler tenton goditjen “gërshërë”, por për fat të keq të tij aty afër ishte një mbrojtës çek që e bllokon gjuajtjen dhe e dërgon topin në goditje këndi.

24′ Turqia merr lojën nën kontrroll, qarkullojnë topin në pritje të hapësirave.

20′ Tjetër karton i verdhë për Barak që që përkthehet në karton të kuq, duke dalë nga fusha dhe lënë të tijët me 10 lojtarë. (VIDEO)

17′ Rast i shkëlqyer për çekët, Kaufal hedh një top në zonë nga rivënia me duar dhe gjen Hanrak i cili godet me kokë, me topin që  kalon shumë afër traversës por shkon jashtë. (VIDEO)

14′ Arda Gyler provon goditjen nga distanca por topi shkon jashtë.

12′ Barak ndëshkohet me karton të verdhë te çekët.

9′ Turqia provon me forca të shumta të sulmojë portën çeke, por deri më tani asnjë rrezik.

6′ Jildiz provon goditjen nga cepi i majtë i zonës me topin që devijohet nga mbrojtja oeke dhe përfundon në goditje këndi.

3′ Gjuajtja e parë vjen nga çekët, Prodov provon të befasojë me një gjuajtje nga distanca, por portieri Gonuk e pret topin dhe e dërgon në goditje këndi.

1′ Starton ndeshja nw Hamburg.

FORMACIONET ZYRTARE

ÇEKIA (3-4-1-2): Stanek; Krejçi, Hranaç, Holes; Jurasek, Provod, Souçek, Koufal; Barak; Hlozek, Çytil | Trajner: Ivan Hasek

TURQIA (4-2-3-1): Gonuk; Muldur, Akajdin, Demiral, Kadioglu; Julksek, Ozçan; Gyler, Çalhanoglu, Jildiz; Jilmaz | Trajner: Vinçenzo Montela

Capture

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura