VIDEO/ Ky është momenti kur marina britanike shkatërron në det bombën e Luftës së Dytë Botërore

Jun 28, 2024 | 20:05
SHPËRNDAJE

Ky është momenti kur marina britanike përmes një shpërthimi të kontrolluar shkatërron një bombë nga Lufta e Dytë Botërore, e cila u cila u gjet nga peshkatarët në Kent.

bomba

Pushuesit përgjatë plazhit panë nga distanca kur hidhet në erë bombë që gjendej në ujë.

Kjo bombë datonte nga Lufta e Dytë Botërore, dhe ishte zbuluar nga peshkatarët që njoftuan menjëherë autoritetet e sigurisë.

“Ishte shumë e madhe, e rëndë, cilindrike dhe dukej sikur kishte një helikë në fund”, tha njëri nga peshkatarët që e gjeti.

Zëdhënësi i policisë britanike ka njoftuar se ishin informuar për një mjet shpërthyes, që ishte gjetur nga peshkatarët në brigjet e Herne.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura