VIDEO-LAJM/ Çfarë e dëmton më shumë turizmin shqiptar: Mjetet lundruese në breg, apo një resort me leje?!

Sep 4, 2022 | 16:00
SHPËRNDAJE

Prej tre ditësh vijon aksioni i paligjshëm IKMT-së në ambientet e “Prestige Resort”, ku fadromat e qeverisë i kanë dhënë një goditje të madhe imazhit të turizmit në vend.

Efektet janë ndjerë që në ditët e para, ku vetëm sot agjencia turistike Happy Tours ka bërë me dije se dy avionë charter me turistë të cilët vinin nga Polonia dhe Çekia, kanë anuluar vizitën.

Siç shihet dhe nga pamjet e mësipërme, teksa fadromat vijojnë punën në shkelje të ligjit, jet-skitë vijojnë aktivitetin e tyre të paligjshëm pa u hyrë “gjembë në këmbë”.

Në këtë paradoks të krijuar, nuk kuptohet mirë se kush e dëmton më shumë turizmin në Shqipëri, mjetet lundruese në breg apo një resort me 5 yje i ndërtuar me leje dhe konform të gjithave ligjeve?!

Kujtojmë se vetëm një muaj më parë një aksident i rëndë ndodhi në plazhin e Potamit të Himarë, ku një skaf nën drejtimin e oficerit të policisë Arjan Tase goditi për vdekje një vajzë 7-vjeçare duke i dhënë një goditje të rëndë turizmit në vend.

Por në vend që qeveria të merret me rritjen e sigurisë në plazhe, angazhohet për të prishur resorte me leje që rrisin cilësinë dhe imazhin e turizimit shqiptar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura