Tërmeti i sotëm me magnitudë 5.1 duket se ka shkaktuar dëme materiale.
Disa pamje të publikuara nga “BalkanWeb” tregojnë pasojat e tërmetit të sotëm në një shtëpi në Dibër. Në video duken qartë të krisurat në mur, apo televizori e orenditë e tjera shtëpiake të rrëzuara përtokë.
Sipas një vlerësimi paraprak të Institutit të Gjeoshkencave, tërmeti me magnitudë 5.1 dhe thellësi 25 km, ka goditur 10 km në veri të Bulqizës, në orën 17:38:33. Lëkundjet, u ndjenë për disa sekonda në disa zona.
Gjithashtu, sipas qendrës Evropiane të Sizmologjisë, lëkundjet janë ndjerë edhe në Kosovë, Maqedoni Serbi dhe Bosnje-Hercegovinë. Ndërsa nga mediat italiane, raportohet se tërmeti është ndierë edhe në Pulian jugore, mes Brindisit e Leçes.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al