VIDEO/ Ngjarje e çuditshme në Dortmund! Tifozi tenton të djegë flamurin serb, bën sherr me kamerierin shqiptar dhe përfundon në pranga

Jun 16, 2024 | 20:07
SHPËRNDAJE

Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur sot në Dortmund, ku janë përfshirë shqiptarët. Një tifoz i cili ishte maskuar, tentoi të digjte flamurin serb, por përfundoi në pranga.

 

MixCollage-16-Jun-2024-08-00-PM-3261

Ai u mundua të ndizte flamurin por nuk e lejonte era dhe pastaj shkoi drejt një lokali aty pranë duke marrë mëny për të përdorur letrën për t’i vënë flakën. Por kjo solli reagimin e një kamerieri i cili ishte gjithashtu shqiptar dhe filloi të konfliktohej me të.

Situatën e zgjidhi ndërhyrja e policisë gjermane, e cila neutralizoi dhe arrestoi tifozin në fjalë, duke e shoqëruar në komisariat për prishje të rendit publik.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura