Një automjet është djegur plotësisht në Orikum, Vlorë, pasi është përfshirë nga flakët.
Mësohet së në automjeti tip Pezho 307 ndodhej drejtuesi i mjetit dhe një persona tjetër, por fatmirësisht nuk kanë pësuar asnjë dëm.
Burime bëjnë me dije se është kërkuar ndihmë e zjarrfikëses të Vlorës, pasi Orikumi nuk ka zjarrfikëse, por nuk ka mbërritur në kohë për të parandaluar djegien e automjetit, për shkak të trafikut të rënduar.
Rrethanat e zjarrit janë ende të paqarta, ndërsa dyshohet se shkak është bërë një shkëndijë elektrike.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al