VIDEO/ Rama tërheq vëmendjen në samitin e NATO-s, kryeministri shfaqet me atlete të bardha dhe kostum të zi! Ja reagimi i Macron

Jul 11, 2024 | 16:43
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama tërhoqi vëmendjen në samitin e NATO-s në Uashington me një pamje të veçantë. Kreu i qeverisë shqiptare në foton familjare u shfaq i veshur me atlete të bardha të kombinuara me një kostum të errët.

rama nato macron atlete

Gjatë fotos tradicionale ku ishin të pranishëm edhe liderët e tjerë të vendeve anëtare të NATO-s, presidenti i Francës, Emmanuel Macron vuri re atletet e Ramës.

Mesa duket Macron i ka pëlqyer kombinimi i Ramës, duke i dhënë atij një “OK”.

Nuk është hera e parë që Rama vesh këpucë sportive në kontekste formale: ai në fakt njihet për veshjen e atleteve edhe në raste institucionale dhe takime zyrtare.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura