Situatë kritike e zjarrit në fshatin Grapsh Bashkia Dropull. Flakët po u afrohen shtëpive. Policia ka bllokuar qarkullimin në aksin nacional Gjirokastër -Kakavijë.
Radhë automjetesh në të dy anët e rrugës në pritje për t’u qartësuar pamja si pasojë e tymit të çliruar nga zjarri në fshat.
Sipas burimeve nga Policia e Gjirokastrës, forcat e të cilave ndodhen në terren, për momentin avancimi i flakëve në zonën urbane është parandaluar, por në raport me rrethanat do të veprohet për evakuimin e banoreve të Grapshit.
Priten të vijnë forcat e shërbimit të FNSh dhe nga Fieri. Qarkullimi vijon të jetë i bllokuar
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al