Edgar Cani është drejt riaftësimit dhe shumë shpejt pritet të zbresë në fushën e blertë, për të ndihmuar skuadrën e tij, në përmbushjen e objektivave.
28-vjeçari është duke zhvilluar stërvitje me ngarkesë maksimale, teksa paradite bën me ekipin, ndërsa pasdite zhvillon seanca fizioterapie me fizioterapistin e klubit.
Nëpërmjet një video të shkurtë në Instagram, përgatitësi atletik Andi Kulli, ka bërë publike trajnimin special që sulmuesi po bën te “Ortomed Sport”.