VIDEO/ U kualifikuan në fazën me eliminim direkt, shikoni festën e Rumanisë dhe Gjeorgjisë me tifozët e tyre

Jun 27, 2024 | 13:07
SHPËRNDAJE

Rumania u kualifikua në fazën tjetër të Europianit si e para e grupit E pas barazimit 1-1 me Sllovakinë. MixCollage-27-Jun-2024-12-58-PM-7266Pas kësaj arritje, futbollistët kanë festuar me tifozët në mënyrën si ata dinë më mirë. Teksa në sfond ishte hiti rumun “Made in Romania” të gjithë këndonin dhe kërcenin së bashku.

Nga ana tjetër Gjeorgjia ishte ekipi surprizë mbrëmë, duke mposhtur me shifrat 2-0 Portugalinë dhe duke u kualifikuar si e dyta më e mirë e 4 skuadrave të fundit që kaluan. Festa e lojtarëve dhe tifozëve ishte totalisht e çmendur, me makina me flamuj, shumë zhurmë në rrugë dhe me sigurisht me muzikë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura