Videolajm/ Deputetët e opozitës përplasen me policinë, forcat e rendit i largojnë me spraj lotsjellës

Jun 14, 2024 | 12:21
SHPËRNDAJE

Deputetët e opozitës janë përplasuar me policinë gjatë protestës para Bashkisë Tiranë.

Ndërkohë forcat e rendit kanë ndërhyrë duke i larguar deputetët e opozitës me spraj lotsjellës. Ajo qe ka rene ne sy eshte fakti se eshte hedhur serish gazlotsjelles ndaj Klevis Balliut, ish-deputetit te PD, i cili u demtua edhe ne tubimin e shkuar.

Nderkohe qe raportohet se ka pasur një përplasje verbale mes Gazment Bardhit e Bledjon Nallbati me drejtorin e policisë së Tiranës, Tonin Vocaj dhe drejtorin e Departamentit për Sigurinë Publike, Rebani Jaupi.

Gjatë protestës janë hedhur bomba molotov në drejtim të Bashkisë, si edhe u hodhën tymuese e u dogjën goma.

Tubimi i opozitës është mbyllur pas më shumë se 1 orë protestë, ndërsa kanë paralajmëruar se nuk do të tërhiqen.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura