Sot është një ditë historike për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, por jo vetëm. Kjo pasi në krye të qeverisë së Maqedonisë së Veriut u zgjodh për herë të parë një kryeministër shqiptar dhe ai është Talat Xhaferi.
Pak para votimit në Kuvend, kreu i BDI-së, Ali Ahmeti është shfaqur në një video duke kënduar në një nga zyrat e Kuvendit të Maqëdonisë së Veriut.
Ahmeti dëgjohet të këndojë një këngë patriotike shqiptare, ndërsa në zyrë është dhe kryeministri shqiptar i qeverisë teknike, Talat Xhaferi.
Talat Xhaferi është zgjedhur kryeministër i Qeverisë teknike të Maqedonisë së Veriut, duke u bërë shqiptari i parë që do të mbajë këtë post në këtë shtet.
Për zgjedhjen e ekzekutivit, që ka mandat prej 100 ditësh, votuan 65 deputetë, 3 ishin kundër dhe asnjë abstenim.
Qeveria teknike e Xhaferit ka mandat organizimin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve parlamentare të caktuara për 8 maj.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al