VIDEOLAJM/ Homazhet për Ismail Kadarenë me simbolin e Nënë Terezës, në sfond lexohen poezitë dhe prozat e shkrimtarit! Helena Kadare e shoqëruar nga dy vajzat e tyre

Jul 3, 2024 | 11:20
SHPËRNDAJE

 

Homazhet për gjeniun e letërsisë shqipe, Ismail Kadare, i cili u nda nga jeta 2 ditë më parë (1 korrik) në QSUT pas një arresti kardiak, po zhvillohen në Teatrin Kombëtar Operas dhe Baletit.

Familjarë, dashamirës, figura të njohura publike, politikanë shqiptarë dhe të Kosovës i kanë dhënë lamtumirën e fundit kolosit të letrave shqipe.

Bashkëshortja e shkrimtarit të ndjerë, Helena Kadare u shoqërua nga dy vajzat e tyre, Gresa dhe Besina Kadare.

Në ceremoninë shtetërore, homazhet për Ismail Kadarenë po mbahen me simbolin e Nënë Terezës, ndërsa poezitë dhe prozat e shkrimtarit lexohen në sfond.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura