VIDEOLAJM/ Qëlloi me armë drejt makinës së 42-vjeçarit, zbulohen pamjet e momentit kur autori i dyshuar largohet i qetë nga vendngjarja! Ndez cigaren dhe nxjerr nga xhepi…

Dec 14, 2023 | 10:52
SHPËRNDAJE

Ky është momenti kur largohet nga vendngjarja autori i dyshuar i cili qëlloi drejt automjetit të 42-vjeçarit, Rudolf Zefi mëngjesin e sotëm (14 Dhjetor) në zonën e Don Doskos.

Ai është larguar i qetë duke ecur në trotuar dhe ndez një cigare.  Teksa largohet, autori i dyshuar nxjerr edhe celularin nga xhepi.

42-vjeçari ka qenë në automjet me vëllain e tij kur është qëlluar drejt makinës ku udhëtonin 6 herë me armë.

Rudolf Zefi ka denoncuar ngjarjen në Komisariatin numër 3 dhe ka deklaruar se nuk e njeh auturin dhe se s’ka konflikte me njeri.

“Më datë 14.12.2023, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Nr. 3, shtetasi R. Z., 42 vjeç, i cili ka kallëzuar se në rrugën “Don Bosko”, rreth orës 06:45, një shtetas ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që drejtonte. Nga të shtënat me armë zjarri nuk ka persona të dëmtuar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit”, njoftoi policia.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura