Viti shkollor 2024-2025/ Hapen regjistrimet për klasat e para dhe të dhjeta në e-Albania. Ja afatet e përcaktuara

Jul 8, 2024 | 13:12
SHPËRNDAJE

Regjistrimet online për klasat e para dhe të dhjeta në platformën e-Albania janë hapur sot për regjistrimin e nxënësve për vitin shkollor 2024-2025.

reeee

Afatet e regjistrimit janë unifikuar për të gjitha nivelet e arsimit parauniveristar dhe zgjeruar si afat, nga data 8 korrik-31 gusht 2024, duke i dhënë prindërve mundësi të regjistrojnë fëmijët në kohën më të përshtatshme për ta.

Lajmin e ka bërë publik Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu me anë të një postimi në “facebook”.

Postimi i plotë:

Regjistrimet online për klasat e para dhe të dhjeta hapen sot më 8 korrik dhe sistemi do të jetë i hapur deri më 31 gusht, për t’i dhënë mundësi të gjithë prindërve të regjistrojnë fëmijët e tyre në çdo kohë të përshtatshme për ta.
449770011_1003251867838316_6441393972902746736_n

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura