Vjen në jetë Amaris! Zëvendëspresidentja e grupit ‘Hysenbelliu’ bëhet nënë për herë të dytë

Dec 17, 2019 | 14:00
SHPËRNDAJE

isabell2

Në familjen Hysenbelliu festat e këtij fundviti do të trokasin edhe më të ngrohta. Zëvendëspresidentja e grupit “Hysenbelliu”, Fabiola solli në jetë fëmijën e saj të dytë.

isabel3

Mami Fabiola dhe babi Rigels janë gëzuar me një vogëlushe që e kanë quajtur Amaris.

Ardhjen e Amarisit e ka pritur me dashuri dhe gëzim edhe motra e madhe Isabel, tashmë 3 vjeç e gjysmë.

Fabiola i kaloi ditët e “pritjes së ëmbël” në krye të punëve të shumta, deri ditën e sotme, kur pritja mbaroi dhe familja përqafoi pjesëtaren e saj më të re. Këtë fundvit, familja Hysenbelliu, krahas sukseseve të shumta që ka arritur, do të festojë e lumtur edhe me Amarisin e vogël.

Stafi i “Gazetës Panorama” i uron jetë të gjatë dhe shëndet Amarisit të vogël!

fa2bd1b3-a537-4cca-96c8-42a47d9cfe96 4ca6c502-89da-4d92-8b7c-bdef5cc39b23 1fc13897-a62e-4f4f-a74c-488ef8fc6624

w22_1500739219-9760573

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura