Vodhi një banesë dhe tentoi të grabiste edhe 3 të tjera, arrestohet “skifteri”

Jul 26, 2024 | 8:42
SHPËRNDAJE

Policia ka vendosur në pranga një 46-vjeçar pasi akuzohet se vodhi një banesë në Shkodër dhe tentoi të grabiste edhe 3 të tjera.

grabitjeeee

Në pranga ka rënë shtetasi me iniciale G. B., pasi dyshohet se gjatë muajit qershor 2024, ka vjedhur në banesën e shtetasit E. D., si dhe ka tentuar të vjedhë në 3 banesa të tjera, në Shkodër, Shirokë dhe Muriqan.

 

Njoftimi i policisë:

Shkodër

Gjatë muajit qershor, vodhi në një banesë dhe tentoi të vidhte në 3 banesa të tjera, kapet dhe arrestohet 46-vjeçari.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, për të identifikuar dhe arrestuar autorin e disa vjedhjeve/tentativave për vjedhje në banesa të ndryshme, u kap dhe u vu në pranga shtetasi:

G. B., 46 vjeç, banues në Laç.

Nga veprimet hetimore dyshohet se 46-vjeçari, gjatë muajit qershor 2024, ka vjedhur në banesën e shtetasit E. D., si dhe ka tentuar të vjedhë në 3 banesa të tjera, në Shkodër, Shirokë dhe Muriqan.

Punohet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer shtetasi G. B.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura