Presidenti Ilir Meta e ka konsideruar një akt dëshpërues të Parlamentit të shkarkuar në zgjedhjet e 25 prillit, votimin e ditës së mërkurë për shkarkimin e tij nga funksionet e kreut të shtetit.
“Nuk kam asnjë shqetësim nga akti i dëshpëruar i Parlamentit të shkarkuar në 25 prill. Unë pres me shumë qetësi dhe durim, përfundim të procesit të ankimimve, dhe të bashkëpunoj me shumicën e re kushdo që të jetë dhe opozitën e re, në Parlamentin e ri, në respekt të Kushtetutës, në procesin e integrimit europian dhe rivendosjes së sistemit të llogaridhënies hap pas hapi në të gjitha nivelet”, tha Meta.
Po ashtu presidenti e ka konsideruar votimin “një shfaqe të qartë për te hequr vëmendjen nga hetimi i krimit zgjedhor dhe zbardhja e tyre dhe për ta spostuar te fajtorët që nuk ekzistojnë”.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al