Detaje tronditëse kanë dalë në dritë nga vdekja e 39-vjeçarit shqiptar, i cili u vra gabimisht pas një sherri mes 7 bashkëkombësve të tij.
Ngjarja ndodhi në një lokal në Nea Joni në Athinë mbrëmjen e së martës (21 shkurt), ndërsa viktima ishte një klient i rastësishëm në lokal.
“Dëgjova 6-7 të shtëna, dola jashtë, ishte shumë rrëmujë këtu”, tregoi një dëshmitar okular. “E pashë viktimë, ishte në tokë, e kishin plagosur, por ishte gjallë. Ikën me një makinë, dëgjova ‘largohu, largohu’. Më pas erdhi policia, ambulanca dhe morën viktimë.”
Krimi ndodhi pak para mesnate. Katër burra hynë në lokal dhe u ulën në zonën vip. Më pas erdhën edhe të tjerë.
Në momentin që kamarierja ka sjellë ujin, grupi prej 7 personazh janë përleshur. Ata janë larguar nga zona VIP dhe sherri është zhvendosur në pjesën e kafeterisë ku ndodheshin klientë të tjerë.
Në atë moment njëri prej tyre ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar. Plumbat kanë goditur 30-vjeçarin shqiptar që kishte shkuar në kafene për të parë ndeshjen.
Ai mbeti i plagosur në klavikul dhe u dërgua në spital me shenja jete, por nuk i mbijetoi dot plagëve të marra.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur 9 gëzhoja dhe autoritetet kanë gjetur makinat e grupit prej 7 anëtarësh jashtë lokalit ku ndodhi krimi.
Mjetet raportohet se janë xhipa amerikanë me vlerë të madhe.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al