Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim katër të rinjtë, 20-vjeçarin Frensis Shehu dhe tre të miturit me iniciale Sh.H., B.Sh dhe I.I, që akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin vranë 18-vjeçarin Aurelio Dervshi, ngjarja e ndodhur mbrëmjen e 31 marsit 2024.
Sipas organit hetues, rreth orës 20:45 katër të rinjtë kanë parë duke lëvizur mjetin tip ‘Audi’ ku lëvizte viktima së bashku me miqtë e tij. Gjithashtu një automjet ndodhej një vajzë që dyshohet se kishte pasur lidhje me parë më një nga bashkëpunëtorët në vrasje, Frensis Shehu.
“Për shkak të xhelozisë e duke menduar se po qeshnin me të, Frensis Shehu i ndoqi nga pas me makinë duke i prerë rrugën. Në grindje e sipër, ai ka kërkuar nga shoku i tij, shtetasi Sh.H., të nxjerrë thikën dhe të qëllojë viktimën. Ndërsa bashkëpunëtorët e tjerë janë rrahur me grushte me viktimën dhe shokët e tij”, informon Prokuroria.
Nga kryerja e ekspertimit mjeko-ligjor rezultoi se Aurelio Dervishi humbi jetën si pasojë e shokut hemorragjik traumatik nga plaga e marë në kraharor.
Njoftimi i Prokurorisë:
Shkaktuan vdekjen e 18-vjeçarit, Prokuroria Tiranë dërgon në gjyq 4 të rinj për Veprën Penale ‘Vrasje me dashje e kryer në bashkëpunim’
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, në përfundim të hetimit të procedimit penal nr.2300 dërgon në gjyq shtetasit Sh.H., F.Sh., B.Sh dhe I.I për veprën penale ‘Vrasje me dashje e kryer në bashkëpunim’ parashikuar nga neni 76-25 i Kodit Penal.
Nga hetimet rezultoi e provuar se rreth orës 20:45 pm të 31.03.2024 personat e arrestuar kanë parë duke lëvizur mjetin tip ‘Audi’ me të cilin lëvizte viktima, shtetasi A.D., me miqtë e tij dhe një vajzë që dyshohet se kishte pasur lidhje me parë më një nga bashkëpunëtorët në vrasje shtetasin F.Sh.
Për shkak të xhelozisë e duke menduar se po qeshnin me të, shtetasi F.Sh. i ndoqi nga pas me makinë duke i prerë rrugën. Në grindje e sipër, ai ka kërkuar nga shoku i tij, shtetasi Sh.H., të nxjerrë thikën dhe të qëllojë viktimën. Ndërsa bashkëpunëtorët e tjerë janë rrahur me grushte me viktimën dhe shokët e tij.
Nga kryerja e ekspertimit mjeko-ligjor rezultoi se viktima, shtetasi A.D. humbi jetën si pasojë e shokut hemorragjik traumatik nga plaga e marë në kraharor.
Nga analiza e të dhënave të administruara, rezultoi e provuar se nga shtetasit Sh.H., F.Sh., B.Sh dhe I.I. kanë konsumuar elementet e figurës së Veprës Penale ‘Vrasje me dashje e kryer në bashkëpunim’ në dëm të të ndjerit A.D.
Këta persona me dashje, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer veprime aktive të kundraligjshme që konsistojnë në goditjen me sende të forta dhe me thikë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al