Vrasja e ekonomistit në sy të rojës së firmës, si ndodhi atentati ndaj biznesmenit në Kurbin! Objekti i monitoruar me kamera sigurie

Feb 10, 2024 | 9:49
SHPËRNDAJE

Atentati në Kurbin, ku humbi jetën ekonomisti i firmës Selman Mihana dhe u plagos pronari Ardian Gjeloshi, ka ndodhur në sy të rojes së objektit.

kurbin fabrike inertesh vrasje pronar ekonomist2

Ai ndodhej tek porta kryesore kur autorët, të cilët kanë lëvizur me automjet, kanë qëlluar me breshëri plumbash drejt viktimës dhe biznesmenit, teksa po hynin brenda ambienteve të zyrës.

Autorët e krimit mësohet se kanë qëlluar nga muri rrethues i objektit dhe shënjestër e atentatit ka qenë biznesmeni 51-vjeçar, i cili ndodhet në spital dhe sipas zv.drejtorit të policisë Lezhë, ndodhet në gjendje të mirë.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e së shtunës (10 shkurt) në fshatin Gurez të Kurbinit.

Ndërkohë e firma e përpunimit të inerteve është e monitoruar me kamera sigurie.

LEXONI EDHE: “Autorët kanë lëvizur me automjet”- Atentati në Kurbin ku u vra ekonomisti, zv.drejtori i policisë: Qëlluan me automatik! Ja si është gjendja e biznesmenit të plagosur dhe pistat ku po hetohet

kurbin fabrike inertesh vrasje pronar ekonomist ardian gjeloshi kurbin fabrike inertesh vrasje pronar ekonomist ardian gjeloshi1 kurbin fabrike inertesh vrasje pronar ekonomist4 kurbin fabrike inertesh vrasje pronar ekonomist1 kurbin fabrike inertesh vrasje pronar ekonomist

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura