Për herë të parë që pas 21 prillit, dita kur në Elbasan u vra Pjerin Xhuvani, një zë nga mazhoranca socialiste pranon përgjegjësinë e policisë së shtetit për mos parandalimin e kësaj ngjarjeje të rëndë.
Ishte kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla i cili sot në Kuvend teksa fliste për përgjegjësinë që ka kreu i shtetit Ilir Meta mbi këtë ngjarje kriminale katër ditë para zgjedhjeve parlamentare, tha se policia e shteti kishte pasur informacione “që në makinat e loguara të PD udhëtonin persona të armatosur”.
“Ajo që ndodhi në Elbasan përvec organizatës kriminale ishte dhe përgjegjësi e policisë së shtetit që nuk mori masat në kohë, nuk parandaloi një akt kriminal teksa ishte njoftuar që në makinat e loguara të PD udhëtonin persona të armatosur dhe që për fat të keq unë nuk hezitoj ta them që policia e shtetit duhet të ngrihet në përgjegjësinë dhe pritshmërinë e qytetarëve shqitarë në këtë mandat tonë të tretin se ende nuk është aty ku unë do kisha dëshirë ta shikoj policinë tonë të shtetit“, u shpreh Balla.
Deklarata e plotë e Taulant Ballës:
Askush më parë s’e ka përdhunuar më shumë se kaq institucionin e presidentit se sa Ilir Meta.
Komisioni hetimor u ndal dhe një një moment që ka të bëjë me qarkun që kam nderin të përfaqësoj dhe me incidentin tragjik në Elbasan.
Atë ditë Ilir Meta vetëm 3-4 orë para ngjarjes deklaronte e bënte thirrje “të mprehin sfurqet, kosoret, sëpatat e t’i kenë gati për të dielën” dhe pak orë më pas një organizatë kriminale e ngritur e mbështetur e pranuar publikisht nga PD, ekzekutoi në qendër të qytetit të Elbasanit një qytetetar autokton, familja e nderuar Xhuvani dhe që për fat të keq ende PD nuk është distancuar nga kty akti kriminal që mban përgjegjësinë e tyre dhe të Ilir Metës në bashkëpunim si nxitës të dhunës e njerëzit e rekrutur të PD si vrasës me pagesë.
Në këtë kontekst natyrshëm shumë prej jush mund ta kalojnë lehtë, unë jo.
Ajo që ndodhi në Elbasan përvec organizatës kriminale ishte dhe përgjegjësi e policisë së shtetit që nuk mori masat në kohë, nuk parandaloi një akt kriminal teksa ishte njoftuar që në makinat e loguara të PD udhëtonin persona të armatosur dhe që për fat të keq unë nuk hezitoj ta them që policia e shtetit duhet të ngrihet në përgjegjësinë dhe pritshmërinë e qytetarëve shqitarë në këtë mandat tonë të tretin se ende nuk është aty ku unë do kisha dëshirë ta shikoj policinë tonë të shtetit”.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al