Vrasja e Ronald Rexhepit/ Rrëfimi i “Gëzimit të Hanes” zbuloi “Visin”! Çfarë u pa në videon 33 sekonda

Jun 28, 2024 | 22:45
SHPËRNDAJE

roland rexhepiEmisioni “Në Shënjestër” i gazetares Klodiana Lala, në News24 ka hedhur dritë mbi vrasjen e kryer 15 vjet më parë në Elbasan të ish-efektivit të antidrogës, Roland Rexhepi, i njohur ndryshe si “Doda”. Nga bisedat që Luljeta Hoxha, nëna e një prej të dyshuarve, Donald Hoxha, ka pasur me Gëzim Ballën, edhe ky i akuzuar si pjesëmarrës në krim, zbulohet emri i një tjetër personi, që identifikohet vetëm me emrin “Visi”.

Të njëjtat deklarime, Luljeta Hoxha thotë se Gëzim Balla i bëri edhe në prani të Luanit, që në atë moment erdhi pranë tyre.

Dhe sërish ishte kthyer te emri i Visit si personi që e kishte marrë në qafë dhe i kishte dhënë 200 mijë lekë për të sjellë furgonin në Elbasan.

Por Luani dhe Luljeta i kishin thënë që nuk i interesonte Visi, por të gjitha këto deklarata Gëzimi të shkonte dhe t’i bënte në Polici, pasi djali i tyre po bënte burg kot.

Dosja Hetimore

Sipas Luljetës, ajo dhe bashkëshorti i saj i thanë Gëzimit që nuk i interesojnë këto gjëra, por të shkojë në Polici dhe t‘i tregojë. Dhe se biseda zgjati afro 15 minuta dhe më pas Gëzimi u largua. Luljeta po kështu deklaroi se se nuk i di gjeneralitetet e sakta të personit me emrin Visi, por Gëzimi i kishte thënë vetëm ‘Visi i Firmës El’.

Këto takime të prindërve të Donaldit me Gëzim Ballën, në ambientet e punës së tyre, u konfirmuan edhe nga pamjet filmike.

I cili në një moment dëgjohet teksa bisedon me Luljetën, nënën e Donaldit.

Ndërkohë që ajo që përbën habi është se Gëzim Balla është larguar me familjen nga Shqipëria, në mesin e muajit prill, vetëm një javë para se Donald Hoxha të ekstradohej në Shqipëri.

Dosja Hetimore

Më datë 3 Prill 2024, avokati i Donald Hoxhës, ka dorëzuar në USB, dy video me kohëzgjatje 33 sekonda të datës 30 Janar 2024 ku rezulton se Gëzim Balla ka takuar shtetasen Luljeta Hoxha.

Ku në një moment personi i dyshuar si Gëzim Balla dëgjohet duke u shprehur: ‘Do thot kto muhabete, do më mari mua’.

Nga këqyrja e sistemit TIMS rezulton se shtetasja E.Balla (bashkëshortja e Gëzim Ballës) sëbashku me 2 fëmijët e tyre kanë dalë nga territori i Shqipërisë më datë 17 Prill 2024 nga PKK Kakavijë. Ku po kështu dyshohet se dhe vetë Gëzim Balla është larguar ilegalisht drejt Greqisë.

Tashmë për Prokurorinë e Elbasanit, ekzistojnë dyshimet e arsyeshme se Gëzim Balla është një nga personat e lidhur me vrasjen e ish-efektivit të antidrogës, Roland Rexhepi, më datë 22 korrik 2009, ndërsa po nxirrte makinën e tij nga garazhi në lagjen ‘Vullnetari’ në Elbasan.

I cili akuzohet për dy vepra penale, si ‘Vrasja me paramendim’ dhe ‘Mbajtja pa leje e armëve luftarake’

Dosja Hetimore

Nga analiza e fakteve të deritanishme, rezulton e provuar se ndryshe nga sa ka deklaruar Gëzim Balla, ky shtetas dhe Donald Hoxha kanë njohje me njëri tjetrin.

Kjo provohet edhe nga fakti se më datë 17 Shkurt 2014 ora 16:07, Gëzim Balla dhe Donald Hoxha kanë udhëtuar sëbashku me automjetin me targa PG 252 A dhe kanë dalë nga Pika Kufotare Qafë Thanë. Dhe në po të njëjtën datë ora 17:57, këta shtetas kanë hyrë në këmbë po nga kjo pikë.

Por një tjetër fakt që duket se e fundos Gëzim Ballën, në dëshminë e tij dhënë përpara oficerëve të policisë gjyqësore janë edhe deklarimet e personave të cilëve ai u ka blerë automjetin tip ‘Renault’ të bardhë që u përdor në krimin për vrasjen e Roland Rexhepit. Persona të cilët dhanë karakteristika të ngjashme me ato të Gëzim Ballës dhe Donald Hoxhës.

Dosja Hetimore

Në deklarimet e tyre të datës 23 Korrik 2009, Arben Vrenozaj dhe Sami Gjergji, si edhe ato të shtetasit Mustafa Kurti (Alzeneli), të dhënë më datë 22 Dhjetor 2009, ata kanë përshkruar karakteristikat e dy personave të cilët më datë 19 Korrik 2009 kanë blerë furgonin e bardhë të markës ‘Renault’ në fshatin Maminas.

Ku në atë periudhë, Donaldi ka qenë me flokë kaçurrela, ndërsa Gëzim Balla me flokë të qethura shkurt gati zero.

Po ashtu mosha e tyre përputhet pasi shtetasi Donald Hoxha në vitin 2009 ka qenë 19 vjeç ndërsa shtetasi Gëzim Balla 35 vjeç.

Por Donald Hoxha, tashmë i ndaluar dhe ekstraduar në Shqipëri në pritje të gjykimit dhe Gëzim Balla në kërkim, të dy për vrasjen e ish-efektivit Roland Rexhepi, nuk janë personat e vetëm që kanë marrë pjesë në ekzekutim.

Pasi numri i tyre zgjerohet sa herë dalin  prova të reja mbi vrasjen.

E cila sa herë hapet aq më shumë personazhe të përfshirë nxjerr.

Dosja Hetimore

Gëzim Balla, i vitlindjes 1974, banues në lagjen ‘Kala’ Elbasan, i dyshuar për veprat penale ‘Vrasje me paramendim’ në bashkëpunim dhe ‘Mbajtje pa leje të armëve luftarake’, nuk është personi i vetëm i përfshirë në vrasjen e shtetasit Roland Rexhepi, i vitlindjes 1967, ngjarje kjo e ndodhur më datë 22 Korrik 2009, në lagjen ‘Vullnetari’ në Elbasan. Ku nga hetimet ka rezultuar se rreth orës 08:00 të kësaj date, viktima është qëlluar me kallashnikov nga 2 persona të maskuar me motor, ndërsa sapo kishte nxjerrë automjetin nga garazhi që ndodhej midis pallateve 640 dhe 641, dhe kishte dalë nga makina për të mbyllur derën e garazhit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura