Vrasja e të riut nga Kukësi, Gjykata e Prishtinës i zgjat me dy muaj masën arrest me burg për “Kobrën” dhe 6 personat e tjerë të përfshirë

Mar 2, 2023 | 20:01
SHPËRNDAJE

Gjykata e Prishtinës pranoi kërkesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës për zgjatjen e masës së sigurisë “arrest me burg” për Dibran Hoxhajn dhe 6 të pandehurve të tjerë të akuzuar për vrasjen e të riut nga Kukësi.

kobra cengu

Autoritetet kosovare njoftojnë për mediat se gjykata i zgjati paraburgimin me dy muaj të pandehurve.

Dosja për “Kobrën” dhe 6 personave të tjerë i ka kaluar si kompetencë Prokurorisë Speciale të Kosovës.

“Gjykata Themelore në Prizren, më 2 shkurt 2023, ka marrë vendim për vazhdimin e paraburgimit ndaj Dibran Hoxhaj i njohur si “Kobra” dhe pesë të pandehurve të tjerë Arben Vezaj, Burim Mazreku, Jesmir Badalli, Kujtim Gashi dhe Enver Amrllahi, të dyshuar për vrasjen e të riut nga Kukësi, V.C.

Sipas Prokurorisë, Dibran Hoxhaj po dyshohet për veprat penale “Vrasje e rëndë”, armëmbajtje pa leje dhe manipulimi me prova, ndërsa Arben Vezaj, Burim Mazreku, Jesmir Badalli, Kujtim Gashi dhe Enver Amrallahi, po dyshohen për veprën penale “Pjesëmarrja në rrahje”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura