Gjykata e Lezhës ka dënuar me burgim te përjetshëm Kristjan Cenajn, 32-vjecarin, i cili u gjet fajtor për vrasjen e 16-vjeçarit, Mariglen Gjonaj ne Mamurras 9 vite më parë.
Vendimi u dha nga trupa gjykuese e kryesuar nga gjyqtari Aldi Kareco, ndërsa kjo mase dënimi ishte kërkuar dhe nga prokurori i çështjes Françesk Ganaj, i cili arriti të provojë përfshirjen e tij në krimin makaber.
Prokuroria kishte kërkuar edhe “aplikimin e periudhës se sigurisë” qe nënkupton se “edhe pasi të bënte 35 vite burg të mos i jepej mundësia për lirim për kohë me kusht”, por kjo nuk është pranuar nga gjykata.
Avokati i familjarëve te viktimës Eduart Mullaraj u shpreh i kënaqur me vendimin, po kërkon zgjerim te hetimeve, pasi sipas tij në këtë krim janë të përfshirë dhe persona të tjerë.
NGJARJA
Mariglen Gjonaj, nxënës i klasës së 10-të në Gjimnazin e Mamurrasit, u nis si çdo ditë për të shkuar në shkollë më 18 maj të vitit 2015, por nuk u kthye më në banesë.
Eshtrat e tij u gjetën 7 vite më vonë pas djegies së disa shkurreve në Fushë Kuqe dhe policia informoi se “nëpërmjet kryerjes së veprimeve të shumta hetimore, marrjes së dëshmive, ballafaqimeve, si dhe analizës së tabulateve dhe qelizave telefonike, në interes të këtij hetimi, kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të ngjarjes, shtetasit Kristjan Cenaj, 30 vjeç, lindur në Mamurras dhe banues në Ferrë Trashë, Kurbin.”
Autori i dyshuar raportohet se vrau Mariglen Gjonajn, në atë kohë 16-vjeç, për t’i vjedhur sendet me vlerë që ai mbante në ditën kur u zhduk.
Mësohet se viktima kishte me vete orë të markës Rolex dhe bizhuteri që kapnin vlerën e 10 milion lekëve të vjetra.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al