FOTO- Vrau gruan, dy djemtë dhe veten. Zbulohet shkaku i ngjarjes tragjike brenda familjes shqiptare

Dec 30, 2020 | 22:44
SHPËRNDAJE

Fetah Zuka dyshohet se rreth orës 18:00 me një armë revole, u ka marrë jetën gruas së tij, Makfiren dhe dy djemve, Arbër dhe Hamdi Zuka, e më pas edhe veten. 

viti

Çifti Zuka kishte pasur mosmarrëveshje mes tyre dhe kishin filluar diskutimet për divorc.

Familje kishte ardhura nga Zvicra për t’i kaluar pushimet në Kosovë, ndërsa sipas familjarëve të cilët kanë folur në kushte anonimiteti babai kishte vrarë së pari njërin djalë, më pas tjetri kishte tentuar të ikte, por që s’ia kishte dalë. Më vonë,  kryefamiljari vrau gruan dhe në fund edhe veten.

134063730_3979419042069441_3541430791158361062_n

E njëjta familje gjithashtu mësohet se nesër kishte për t’u kthyer në shtetin zviceran.

Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë policia, prokurori i rastit dhe ekipi mjekësor, të cilët edhe kanë konstatuar vdekjen e tyre, ndërsa me urdhër të prokurorit trupat e të njëjtëve do të dërgohen për obduksion, në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në Prishtinë.

pozharan-viti

134130908_405334780677050_8695779698902070874_n

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura