Vrau kamerierin për tavolinën, Prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Jul 17, 2024 | 10:59
SHPËRNDAJE

Tre vitë pas vrasjes së kamarierit, Gazment Kumaraku në një lokal në Elbasan, Prokuroria ka kërkuar 20 vite burg për autorin, Erjon Llapushi, i cili vazhdon te jete ne arrati.

elbasan-gazment-kurmaku-erjon-llapushi

NGJARJA

Krimi ka ndodhur me 2 tetor 2021 ne nje lokal ne Elbasan. Erjon Llapushi është autori, i cili kishte shkuar si klient në restorant, por 50-vjeçari që ishte në krye të detyrës si shef i kamarierëve e ka njoftuar se tavolina ku ishte ulur ishte e rezervuar.

Llapushi ka kundërshtuar dhe debati ka agravuar duke e goditur me grushte dhe sende të forta. 50-vjeçari ka rënë duke përplasur kokën me një pjesë betoni duke përfunduar në gjendje kome dhe me pas ndërroi jetë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura