Vritet me armë reperi i njohur amerikan, u qëllua brenda një feste private

Nov 1, 2022 | 23:12
SHPËRNDAJE

Reperi i njohur amerikan Takeoff, nga grupi Migos, është vrarë me armë zjarri në Hjuston të Teksasit. Mediat amerikane raportojnë se policia konfirmoi se 28-vjeçari ishte qëlluar në një sallë boling, ku po luante bashkë me xhaxhain e tij dhe pjesëtarin tjetër të grupit, Kuavo.

Takeoff

Raportohet se në atë ambient po zhvillohej një festë private. Motivet e këtij sulmi me armë apo autori ende nuk dihen. Takeoff, emri i vërtetë i të cilit është Kirshnik Ball, është qëlluar në kokë, sipas raportimeve.

Grupi Migos, që u nda në fillim të këtij viti, ka publikuar një sërë hitesh dhe konsiderohen si grupi me ndikimin më të madh në kategorinë e tyre muzikore.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura