Një 59-vjeçar i ka dhënë fund jetës mbrëmjen e djeshme në Lushnjë, duke konsumuar fostoksinë.
Sipas policisë, 59-vjeçari Sait Kadiu është paraqitur në spitalin e Lushnjës në gjendje të rëndë shëndetësore, por pavarësisht ndihmës mjekësore, ka humbur jetën.
Ndërkohë, burime bëjnë me dije se Kadiu prej dy vitesh kurohej në Itali nga një sëmundje kanceroze, dhe kjo e ka shtyrë të marrë vendimin për të t’i dhënë fund jetës dhe vuajtjeve.
“Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 21:00, është paraqitur në spitalin e Lushnjës, në gjendje të rëndë shëndetësore, shtetasi S. K., 59 vjeç, banues në fshatin Dushk, i cili dyshohet se ka konsumuar fostoksinë. Pavarësisht ndihmës mjekësore, ky shtetas ka humbur jetën”, njoftoi policia.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al