Përtej përgjithësimeve të fushatave, Xheni Karaj tregon historinë e saj personale. Kur e zbuloi se ishte homoseksuale, si u përball ajo vetë me faktin e më tej miqtë dhe familja. Arsyeja e manifestimeve: jo për bujë, por të jenë të pranuar.
U bë më shumë se një muaj që kur u hap lajmi se Dita ndërkombëtare e homoseksualëve, 17 maji, do të bëhej në mënyrë demonstrative i prekshëm, edhe në Tiranë, nëpërmjet një parade homoseksualësh. Ata që kanë parë të tilla nëpër botë, e dinin dhe e dinë fare mirë se një e tillë në Shqipëri është ende shumë larg për t’u organizuar e, megjithatë, debatet agresive mes njërës palë a një tjetre, nuk munguan, edhe pse shumë ditë larg ditës së shumëpërfolur. Nëse e gjithë kjo ishte fryrje që i bëri media, ishte keqinterpretim, apo ishte vetëm zhurmë e kotë, ende sot nuk mund të thuhet. Ama mund të thuhet se asgjë nga fantazitë e paramenduara nuk ndodhi. Nuk dolën as meshkuj me tanga, as burra të revoltuar prej pamjes që mund të shihnin. Reagimet e pritshme e të zakonshme kundër ishin vetëm prej Komunitetit Mysliman. Siç pati kundër, pati edhe pro. Nëse do të ishit të pranishëm në aktivitetet që zhvilluan ditën e enjte shoqatat e homoseksualëve, do të shihnit pjesëmarrës ambasadorë të shteteve të ndryshme. Do të shihnit përfaqësues të medias, artit etj. Secili prej tyre, simbolikisht mbështetës i kauzës që ata të rinj e të reja kërkojnë të mbrojnë. Pikërisht për këtë mbrojtje, pak kohë më parë, në emisionin “Opinion”, jashtë skenarit të parashikuar e jashtë dialogut të të ftuarve në studio, ndërhyri një vajzë e re, Xheni Karaj. Ishte hera e parë që Xheni pranonte në një emision direkt orientimin e saj seksual, duke mos folur më për përgjithësinë e komunitetit, por duke iu referuar vetes së saj. Ashtu siç asnjëherë askush nga njerëzit e tjerë të komunitetit të saj ka pasur guximin ta bëjë, Xheni u përball me ashpërsinë e fjalëve që dëgjoi, duke u përpjekur të çojë në vend të drejtën e saj. Të drejtën për të qenë e lirë, të drejtën për të qenë e qetë, të drejtën për të qenë e barabartë. Me po atë guxim që reagoi atë natë, po jep sot intervistën e parë të këtij lloji, për të kuptuar më shumë rreth saj, rreth tyre, që janë njësoj si gjithë të tjerët. Nëse nuk do të ishte për veshjen pak djaloshare, këmishët e pantallonat e djemve të kolegjit, Xheni nuk do të bënte asnjë diferencë nga moshataret e saj. Është një vajzë simpatike, elegante, që ndryshon nga të tjerat prej preferencave seksuale. Jo me lirshmërinë e mjaftueshme, në respekt sidomos të prindërve të saj, Xheni mundimshëm ndan diçka nga jeta e saj private me ne. “Kjo është hera e parë në Shqipëri që jepet një intervistë e këtij lloji, kështu që duhet të më kuptoni që nuk e kam fare të lehtë”. Siç e kuptojmë më së miri Xhenin, nuk kuptojmë pjesën tjetër të këtij komuniteti që flasin në emër të grupit dhe tërhiqen nga vetja. Nëse shembuj si të sajët do të ishin më të shpeshtë, ndoshta edhe reagimet do ishin ndryshe nga ç’janë. Por deri në përvoja të tjera të ngjashme, Xheni po guxon e para.
Së pari dua të di nëse reagimi yt në emisionin “Opinion” ishte i parashikuar apo i atypëratyshëm…
Jo, nuk ishte i parashikuar, ishte fare rastësor. Erdhi si pasojë e reagimit tejet të ashpër të njërit prej zotërinjve të ftuar në studio, Murat Bashës. Gjuha me të cilën foli, është krejt e papranueshme. Është tragjike që familjarët e fëmijëve homoseksualë të dëgjojnë deklarata vrasjesh, sepse kapacitetet intelektuale mund të jenë të ndryshme. Ata mund ta shohin vërtet si zgjidhje alternativën e vrasjes.
Çfarë po bëni ju për t’i zbutur këto reagime? Cilat ishin aktivitetet që organizuat më 17 Maj?
E nisëm që në datën 16 me një aktivitet në Vlorë. Patëm një diskutim me disa të rinj të shkollës së mesme “Ali Demi”, i cili shkoi mirë. Ishte një takim i mundësuar nga Konsullata Italiane atje.
Mund të zgjidhnit ndonjë qytet më të butë se Vlora…, të mos e nisnit menjëherë me shpata..
Në fakt ishte Vlora që na zgjodhi ne, për shkak të iniciativës së Konsullatës. Ishte i pranishëm Avokati i Popullit, përfaqësues së Bashkisë dhe policia për shkak të disa kërcënimeve që kishim marrë në facebook.
Ç’lloj kërcënimesh? Nga kush?
Po janë këto grupet nacionaliste që bëjnë kërcënimet e zakonshme, jo do t’ju djegim e jo do t’iu vrasim, por gjithçka shkoi mirë.
Ç’pyetje morët nga adoleshentët?
Kryesisht pyetjet rrihnin te familja, pastaj kishte kuriozitete gjithfarësh që i ka kushdo. Ne u kishim dhënë edhe më parë disa pyetësorë për t’i fokusuar pak a shumë, kështu që ishin të pritshme.
Hapët edhe një ekspozitë në Tiranë…
Po, ekspozita “Kukafshehti” është e para e realizuar në Shqipëri me fotografi çiftesh e personash shqiptarë. E quajtëm kështu për të treguar jetesën e fshehtë që njerëzit homoseksualë bëjnë. Edhe ekspozita ishte e ndërtuar në formë labirinti, fotot ishin të izoluara njëra nga tjetra, për të treguar pikërisht jetesën e veçuar që bën një çift homoseksualësh.
Veçse fytyrat ishin të mbuluara…
Jo të gjitha, ishte edhe një kënd me portrete, por nuk u lejua për fotografët e kamerat, për shkak të problemeve që mund të kishin familjarët. Mesazhi i kësaj ekspozite ishte që njerëzit të shohin botën tonë që është e njëjtë me të tyren, por e parë nga një këndvështrim ndryshe.
Shumë njerëz të televizionit deklaruan se do t’ju mbështesin. A e vizituan ekspozitën?
Erdhën disa gazetarë, pati mjaft vizitorë. Erdhën edhe njerëz të komunitetit që nuk mendohej se do të vinin. Erdhi regjisori Pirro Milkani me të shoqen, Margarita Kristidhi. Kemi një histori mjaft të këndshme me ta.
Çfarë historie?
I kemi komshinj në pallatin ku kemi qendrën tonë. Këtë 14 shkurt na ra në ballkon një pako. E para që menduam ishte për ndonjë kërcënim të mundshëm, ndonjë thikë a diçka të ngjashme, por kur shkuam e hapëm, ishte një kuti me çokollata në formë zemre që na i kishte hedhur teta Margarita. Në të shkruhej “Masa e dashurisë është të dashurosh pa masë”. E morëm vesh pastaj kush na e dërgonte dhe u mblodhëm, po atë ditë shkuam i çuam një tufë lule. Prej asaj dite jemi bërë miq, shkëmbejmë vazhdimisht dhurata, gatime nga tonat, kur kemi natën e gatimit etj.
Le ta konkretizojmë pak këtë intervistë, përveç panoramës së përgjithshme. Kur dhe si e ke kuptuar që ke preferenca të ndryshme nga shoqet e tua? Si e kupton njeriu këtë gjë?
Për ta kuptuar e kupton që në moshë fare të vogël, mund të them që 7 vjeç. Natyrisht që në këtë moshë nuk mund të kuptosh gjë në lidhje me seksualitetin, por kupton se shoqëria e shoqeve të bën të ndihesh më mirë se ajo e shokëve. Pastaj ndërgjegjësimi nis në moshën e adoleshencës.
Më duket krejt e pamundur që një fëmijë 7 vjeç të jetë i aftë të kuptojë këtë gjë…
Janë shenjat e para sepse do të harxhosh kohë vetëm me shoqet, janë ndjesi të brendshme. Me një femër ndihesh ndryshe.
Po nëse e kupton kaq herët dhe e njeh ambientin që të rrethon, a përpiqesh t’i shtypësh këto ndjesi?
Në fillim nuk është se i ke shumë të qarta ndjesitë e tua për t’u përpjekur t’i shtypësh. Atëherë nuk kishte shumë informacion, tani adoleshentët janë gjithandej të rrethuar me internet e me informacione deri në detaje.
Kur atëherë?
Rreth 15 vite më parë.
Po më vonë, çfarë ndodh më vonë?
Gjatë adoleshencës të qartësohen gjërat, edhe pse nis të formohesh seksualisht. Në këtë fazë nisin të veprojnë elementët e jashtëm, sepse ti e sheh që të tjerët e shohin këtë gjë tënden si sëmundje dhe nis të izolohesh, të kesh vështirësi për të krijuar raporte besimi, të fshehësh gjërat që mendon e pse jo edhe të gënjesh se ke një të dashur, vetëm për t’u justifikuar përpara të tjerëve. Kjo është mosha më delikate jo vetëm për homoseksualët, por për këdo, sepse je ende shumë i ndjeshëm, i paformuar. Janë të shumta rastet e depresionit në këtë moshë, madje kanë arritur edhe në vetëvrasje.
Si kalohet kjo gjendje? Gjetja e një partnereje e lehtëson?
Ndodh shumë vonë ta kalosh. Duhet së pari të kesh arritur pavarësi ekonomike, sepse nuk e di ç’mund të të presë nga reagimi i familjes. Mund të të braktisin, të të përzënë nga shtëpia, të të çojnë te mjeku. Meshkujve kjo gjë u ndodh shpesh kur flasin me familjarët. I çojnë te mjeku e ju japin hormone për të rritur nivelin e testosteronit. Të gjitha këto kanë dëme të mëvonshme, sepse shkatërrojnë neurotransmetuesit e çojnë në depresion.
Po pse ju keni nevojë ta bërtisni kaq shumë këtë gjë? Nuk ju mjafton lumturia në çift, pse doni ta bëni kaq publike?
Asnjë nuk kërkon ta bëjë publike, thjesht duam që nëse dikush e merr vesh, kur ta marrë vesh, të mos na shohë si jashtëtokësorë, të mos reagojë keq, të mos na pushojë nga puna.
Pse duhet të ndodhë kjo, nëse nuk ndryshon asgjë me ty…
Ja që ndodh. Problemet nisin që në shkollë, që nga shokët e shoqet e deri te mësueset. Kjo është faza më e vështirë sepse kur rritesh je më i fortë e di ta përballosh situatën. Kemi shumë njerëz në qendër, që raportojnë ofendimet që marrin nga mësueset. Disa vijnë aty, po disa të tjerë nuk shkojnë asgjëkund, kanë frikë edhe ta thonë, të flasin.
Adoleshenca është për të gjithë delikate, por a nisin që në këtë moshë lidhjet e para?
Po.
Po si mund të jetë kaq i bindur një adoleshent për prirjet e tij seksuale, kur nuk ka provuar të rrijë me një mashkull?
Së pari unë jam e tezës që homoseksual lind, nuk bëhesh. E për sa kohë lind, i njeh mirë ndjesitë e tua. Pastaj ka shumë femra që kanë provuar të kenë histori edhe me meshkuj, por nuk është ajo çka duan.
Ti ke provuar të rrish me një mashkull?
Po, por nuk ka lidhje fare me mua, nuk më përket. Është biologjike. Të mos ishte kështu, askush nuk do rrezikonte të bëhej homoseksual në shoqërinë tonë, ta bënte për modë jo e jo.
Si bëhen njohjet mes jush?
Tani njohjet bëhen kryesisht përmes “facebook”-ut. Aty kalon faza e parë e frikës, sepse kanë mundësi të flasin gjatë me njëri-tjetrin përpara se të takohen.
Historia jote ka nisur kur facebook-u nuk ka qenë…
Nuk thashë që është e vetmja rrugë. Njohjet tona bëhen njësoj si te të gjithë të tjerët. Të gjitha ambientet, në shkollë, në shoqëri, kudo ku mund të krijojë lidhje një heteroseksual.
Si e kuptoni ju që tjetri, partneri në tentativë, ka të njëjtat preferenca seksuale me ju?
Secili prej nesh është i pajisur me nja ‘gaydar’. E kemi quajtur kështu, duke e krahasuar me radarin sepse ti e kupton instinktivisht kur tjetri është si ty. Të jep sinjale me vështrime, më pak me gjeste, me të folur. Pastaj është edhe çështje kimie. Ata që janë gay, e kanë të qartë se për çfarë po flas.
Ti kur e ke pasur lidhjen e parë?
Në gjimnaz.
Je përballur me reagimet e shoqeve, shokëve. Sepse femrat nuk janë aq të dukshme sa të arrijë puna te ofendimet e mësueses…
Kam qëndruar e mbyllur, ishin ndryshe gjërat nga tani.
As miqtë më të ngushtë nuk e dinin?
Në fillim jo, askush. Duhet të kalojnë disa etapa përpara se të tentosh të dalësh me miqtë e ngushtë, të testosh se si mund ta presin etj. Me familjen pjesa më e madhe nuk hapet.
Si është reagimi i prindërve?
Është identik për të gjithë. Faza e parë është mohimi, pasohet me heshtje. Të dyja palët bëjnë pakt të heshtur të mos e hapin fare këtë diskutim, pastaj është frika nga të afërmit se mos e marrin vesh.
A vjen në fund faza e pranimit?
Shumë rrallë.
A është e vështirë gjetja e një partnereje? A është e vështirë të gjesh të përputhshmen pra?
Unë s’kam pasur ndonjëherë probleme, por varet si ndodh, situata mund të jetë e ndryshme nga njëri te tjetri.
Dhe si të ecën…
Po patjetër dhe si të ecën, kjo vlen për të gjitha aspektet.
A mendoni ndonjëherë për të pasur një fëmijë?
Është shumë larg realitetit shqiptar kjo gjë. Tani për tani nuk besoj se e mendon kush, janë njëmijë e një pyetje, që do të donin përgjigje, si do ia bëj, si do rritet etj. etj.
Megjithatë keni dëshirë?
Po patjetër, kush nuk do kishte në një moshë të caktuar?!
Ke diskutuar ndonjëherë me partneren për këtë gjë?
Jo, deri tani, jo.
A mendon se një ditë mund të ndryshojë gjithçka dhe mund të jesh me një mashkull?
Jo, nuk besoj, thashë që është diçka që nuk më përket.
ANI JAUPAJ