Zbardhen vendimet e marra në Kryesinë e PD-së, ngrihet grupi i auditimit për financimet ruse

Sep 26, 2022 | 16:28
SHPËRNDAJE

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo ka bërë me dije vendimet që janë marrë në mbledhjen e Kryesisë së PD-së.

garo

Përmes një konference për media nga selia blu Garo bëri me dije se Kryesia vendosi ngritin e një grupi auditimi për financimet ruse në PD.

Sipas saj ky grup pune ka si qëllim bërjen e transparencës dhe tu përgjigjet akuzave që kanë ardhur për fondet e dyshmita ruse në adresë të PD-së.

“Bazuar në nenin 47-48 të statusit të PD-së, në mbledhjen e ditës së sotme, kryesia me qëllim auditimin e fondeve të çështjet së Nik Muzin, ngriti një grup hetimi. Objekti i grupit të verifikimi është bërja e transparencës për fondet me aktivitet lobimi të PD-së. Grupi i auditimi duhet të verifikojë dhe tu përgjigjet akuzave që kanë ardhur për fondet e  dyshimta të ardhura nga Rusia”, tha Garo.

Ky grup përbëhet nga:

Ledina Mandia – kryetare
Florion Mima – Anëtar
Edmond Spaho – Anëtar
Enno Bozdo – Anëtar
Aldo Bumçi – Anëtar

Gjithashtu në mbledhja Kryesia miratoi rregulloren mbi modalitetet e përzgjedhjes së kandidatëve për zgjedhjet e pushtetit vendor.

Fjala e plotë

Kryesia e Partisë Demokratike të Shqipërisë u mblodh këtë pasdite dhe vendosi ngritjen e grupit të auditimit dhe verifikimit të përdorimit të fondeve të Partisë Demokratike të Shqipërisë për aktivitete lobimi në fushatën zgjedhore të vitit 2017.

Bazuar në nenin 47 dhe 48, pika 1, gërma E, të Statutit të Partisë Demokratike dhe në Rezolutën e Kuvendit Kombëtar të datës 30 Prill.

Në mbledhjen e datës 26 Shtator 2022, kryesia e Partisë Demokratike me qëllim auditimin e përdorimit të të fondeve të Partisë Demokratike për çështjen Nik Muzin vendosi ngritjen e grupit të auditimit me përbërjen si më poshtë:

Ledina Mandia – kryetare
Florion Mima – Anëtar
Edmond Spaho – Anëtar
Enno Bozdo – Anëtar
Aldo Bumçi – Anëtar

Objekti i veprimtarisë së grupit të auditit është kontrolli,verifikimi, dhe bërja e transparencës së plotë lidhur me përdorimin ose jo të fondeve të Partisë Demokratike të Shqipërisë, me çfarëdolloj prejardhje, në aktivitete lobimi në periudhën përpara, gjatë dhe pas zgjedhjeve për kuvendin e datës 25.06.2017.

Grupi i auditit duhet të verifikojë në mënyrë të veçantë dhe të japë përgjigje të plotë lidhur me akuzat e bëra publike në media mbi përdorimin e fondeve me prejardhje të dyshimtë ose dhe të paligjshme për aktivitete lobimi në favor ish-kryetarit të Partisë Demokratike, Lulëzim Basha në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjithashtu në mbledhjen e sotme kryesia miratoi rregulloren mbi modalitetet e përzgjedhjes së kandidatëve për zgjedhjet e pushtetit vendor.

Në rend dite ishte dhe u miratua gjithashtu kodi i sjelljes së mirë, etikës dhe integritetit ku përshkruhen vlerat dhe besimet themelore ku mbështetet dhe i promovon çdo anëtar i Partisë Demokratike.

Së fundmi, u miratua rregullorja e funksionimeve të organeve drejtuese të Partisë Demokratike të Shqipërisë si dhe rregullorja e brendshme e degëve të partisë.

Kryesia vendosi që t’ja paraqesë rregulloret e mësipërme për miratim Këshillit Kombëtar në mbledhjen e sotme të orës 17:00 ku gjithashtu do të diskutohet aksioni opozitar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura