Partia Socialiste nuk ka pranuar që të mbështesë propozimin e Partisë Demokratike, për hapjen e listave 100 %.
“Panorama” ka mësuar se përfaqësuesi i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri i ka kërkuar PD dhe opozitës, që të gjejë 28 deputetë për të paraqitur nismën e saj ligjore.
Propozimi për hapjen e listave 100% dhe jo në mënyrë të pjesshme, siç propozon PS dhe deputetët e tjerë në parlament, u bë nga Kryetari i PD, Lulzim Basha, pas një takimi që zhvilloi me aleatët opozitarë.
Sikurse e theksoi edhe kreu i PD,Opozita e Bashkuar është dakord për hapjen 100% të listave, por kërkon që të mos bëhet asnjë ndryshim tjetër sa i takon formulës së koalicioneve dhe shpërndarjes së mandateve.
LEXO EDHE:
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al